MIRDITË - Pengojnë ndërtimin e HEC-it, nën hetim 13 persona. Policia e Rrëshenit ka nisur dje procedimin penal ndaj 13 personave, të cilët akuzohen për kanosje dhe shkatërrim prone.
Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme kur banorët e fshatit Ndërfushas kanë protestuar gjatë paradites së ditës së hënë kundër ndërtimit të HEC-it në Qafë Mollë. Ata janë konfliktuar me punonjësit e firmës turke, duke dashur t’i ndalonin për vazhdimin e mëtejshëm të punimeve.
Banorët pretendojnë pronësinë në zonën ku do të ndërtohet HEC-i. Ata kanë kërkuar marrëveshje me firmën, e cila sipas tyre, është duke ndërtuar në tokën e tyre.
Policia ka qenë e pranishme në protestë për të neutralizuar veprimet e banorëve të cilët kanë kanosur punonjësit e HEC-it si dhe kanë shkatërruar disa pajisje në pronësi të firmës që kryen ndërtimet.
Policia shoqëroi në polici 13 persona të cilët u morën në pyetje. Burime nga policia thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se ndaj të shoqëruarve ka nisur ndjekja penale për veprat penale të “kanosjes” dhe “shkatërrimit të pronës”.
Shkrimi u publikua sot(04.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com