Banorët tek rruga Kavajës: Kisha
do të na marrë shtëpinë
Rreth 9 familje në një ndërtesë te rruga e Kavajës, rrezikojnë të mbeten jashtë. Kjo për shkak se ata duhet t'ja lirojnë banesën e tyre Kishës Katolike " Zemra e Krishtit". Sipas banorëve që jetojnë aty, kjo pronë nuk është e Kishës Katolike. Ata thonë se disponojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që e vërteton këtë gjë.
TIRANE - Mbi 9 familje te rruga e Kavajës, rrezikojnë të dalin jashtë. Kjo sipas aktit normativ që banesat tu kthehen ish-pronarëve. Ndërtesa te rruga e Kavajës, pretendohet se është e Kishës Katolike " Zemra e Krishtit". Ndërsa sipas banorëve kjo ndërtesë nuk është e Kishës, por e tyre. Banorët kanë hyrë aty që në vitin 1957, me vendim të Komunitetit Ekzekutiv të asaj kohe. Banesa ku këto familje jetojnë i është blerë në 11 gusht të vitit 1937, pronarit Hajredin Hoxhës, nga një agjensi imobilare italiane Veneciane, "SAIEVI".
Ndërsa në Vitin 1947, kësaj shoqërie ju konfiskua prona nga shteti Shqiptare. Banorët thonë se "Ne disponojmë aktin e shitjes që ka bërë ky pronar me agjensinë, kemi dhe aktin e blerjes dhe këto ekzistojnë në arkivin e shtetit. Vendimi nr. 455 i datës 9 dhjetor 1947 me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit të Rregullimi të Territorit të qytetit të Tiranës, ju konfiskua prona kësaj agjencie dhe në vitin 1957, dhe ne kemi hyrë me autorizimi nga shteti" Në vitin 1996 Kisha Katolike hodhi në gjyq Bshkinë e Tiranës dhe Kthim-Kompesimin e Pronave të rajonit nr.3 të Tiranës. Kisha katolike sipas kërkesë padisë kërkon të 4500 m2, sipërfaqe truall.
Në kërkesë-padinë e Kishës Katolike thuhet "Kjo shoqëri( shoqëria "SAIEVI") në shenjë bamirësie i ka dhuruar Kishës Katolike Tiranë. Ky dokument nuk u shoqërua me dokumentacionin përkatës në atë kohë si akt dhurimi. Në truallin e mësipërm me ndihmën e shoqërive të ndryshme të bamirësisë, ka filluar ndërtimi i Kishës Katolike " Zemra e Krishtit" Tiranë, e cila ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1940 dhe është shtetëzuar në vitin 1968".
Ndërkohë sipas dokumenteve në arkivin e shtetit Kisha e ka marrë lejen e ndërtimin në vitin 1940 dhe ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1943. Në vitin 1996 Kisha Katolike e çoi çështjen në Gjykatën e Rrethit Tiranë, me Vendim Nr.343 data. 26.1.196 gjykata vendosi që t'ja japi truallin Kishës Katolike. Në vitin 1997, banorët e çojnë çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku e dhe e fituan këtë çështje. Më vonë Kisha Katolike, e dërgon çështjen në Gjykatën e Apelit, edhe në Gjykatën e Apelit, çështja në fjalë fitohet nga banorët e ndërtesës. Në 2005 kjo çështje çohet në Kolegjin e Bashkuar të Gjykatës së Lartë. Ky Kolegj ja jep pronën Kishës Katolike.
Banorët e çojnë serish çështjen në Gjykatën e Lartë, për rishqyrtim. Sipas Gjergji Skënderit, banor i ndërtesës çështja mbeti në Dhomën e Këshillimeve për kaq shumë vite. "Në korrik të vitit 2012 çështja kaloi nga Dhoma e Këshillimeve për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe ende nuk është caktuar data e gjyqit. Pse nuk behët bllokimi i aktit normativ, pasi ende nuk është marrë vendimi i gjyqit për këtë pronë. Ndërsa Kisha kërkon të na nxjerrë jashtë" thotë Gjergji Skënderi
Shkrimi u publika sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 23 janar 2013(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.8%
-
Jo
33.2%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32