DËMET/ Banorët e 5 pallateve në Mamurras thirrje Ramës: Jemi në rrugë, sill ekspertët, ose hajde rri vetë një natë brenda (VIDEO)
Banoret thonë se e kalojnë natën duke fjetur në makina apo tek të afërmit e tyre, pasi askush nuk i ka verifikuar këto pallate për të përcaktuar shkallen e dëmtimit që kanë pësuar.
Redaksia 3 Dhjetor 2019, 10:15 | Përditesimi: 3 Dhjetor 2019, 14:27
Banorët e pesë pallateve në qytetin e Mamurrasit po qëndrojnë jashtë prej gjashtë ditësh, pasi ndërtesat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti dhe nuk kanë siguri të qëndrojnë në banesat e tyre. Banoret thonë se e kalojnë natën duke fjetur në makina apo tek të afërmit e tyre, pasi askush nuk i ka verifikuar këto pallate për të përcaktuar shkallen e dëmtimit që kanë pësuar. Ata thonë se ekspertët nga Laçi nuk u dhanë zgjidhje prandaj i kërkojnë të vijnë nga Tirana.
"Muri është çarë komplet, isha në gjumë shyqyr që u çova shpejt. Shyqyr Zotit që jemi gjallë, kam frikë të rri në shtëpi" tha njëri prej tyre. Një tjetër banore kishte një thirrje për kryeministrin. "Pallatet në Mamurras janë të rrënuar të gjithë një tërmet i vogël me rënë, kush të jetë në opozitë me lekë në dorë, krejt kryetar këshilli, bashkie, prefektura, kryeministri të vijnë unë u jap çelësin tim, të rrinë një natë brenda me kalamajtë e tyre dhe unë kam për të qëndruar gjithë jetën në atyre hyrje që të më çojnë ata. Unë jam duke ndjekur në barake, kam bashkuar karriget, kam vendosur një kompesatë një jorgan dhe vendos katër kalamaj aty, dhe vetë me burrin rrimë roje se nuk lëmë materialin e shtëpisë vetëm".
"Kanë thënë do të vijnë ekspertë për këtë punë ta shohin ku e ka dëmtimin, tulla, rëra apo themeli, pallati duket që është i amortizuar, shkallët kanë plasur, nuk kemi besim të hyjmë aty" tha një tjetër banore. "Banoj në katin e 4, jam vetëm i 5-të, kam një gocë 3-vjeç, po fle në makinë, kam futur edhe fqinjët, kam ngritur edhe një çadër, i bëj thirrje Edi Ramës të vendosë dorë në këtë popull" . Ndërsa një tjetër banor theksoi se "Hyrjet janë të plasura, muri rrezikon të bjerë, unë banoj në katin e pestë. Zgjidhja jonë është të vijnë ekspertët nga Tirana, se nga Laçi nuk i duam se ishin dhe nuk na dhanë zgjidhje. Këtu brenda nuk futet asnjë, janë 15 familje". Pallatet e dëmtuara në Mamurras janë ndërtuar para viteve '90 dhe janë tepër të amortizuara, ndaj dhe banoret kanë frikë të qëndrojnë në banesat e tyre pa pasur një konkluzion nga ekspertet e fushës.
SHKO TE SALIU SE AI TA JEP SHTEPINE MOS KERKO RAMEN
Përgjigju