Banorët e Ballshit kërkojnë shembjen e godinës 2-katëshe: Do na bjerë në kokë! Pronari: Unë nuk jam i rrezikuar

TIRANE- Një ndërtesë dy katëshe në qendër të qytetit të Ballshit është kthyer në shqetësim për kalimtarët. Në katin e parë të godinës ushtrojnë aktivitetin biznese të ndryshme, ndërsa kati i dytë është tërësisht e shkatërruar dhe çatia është shembur. Qytetarët shprehen se kanë frikë kur kalojnë në rrugë pasi ndërtesa është e amortizuar dhe nga moment në moment mund t’iu bjerë në kokë.Ata shtojnë gjithashtu se kjo ndërtesë nuk është një pamje e bukur për qytetin ndaj dhe sipas tyre duhet të shembet.

"Shikojmë gjënë më të shëmtuar, vjetërsi që mund të shembet. Të merren masa se kjo është pronë e qytetit, të shembet", tha një banor.

"Nuk jam e sigurtë kur kaloj, aty nuk banon njeri pse të qëndrojë të shembet. Do na bjerë në kokë" , tha një qytetare

Ndërkohë pronari i ndërtesës dy katëshe shprehet se godina i përket vitit 1929 dhe sipas tij nuk ka asnjë rrezik për shembje, madje ai thotë që punon edhe vetë në këtë godinë dhe nuk ndihet I rrezikiar.
"Unë nuk jam i rrezikuar, ha bukë këtu dhe kjo është ndërtesë shumë e mirë është që në 1923 dhe unë jam i kënaqur që e kam këtë godinë. Unë jam pronari por, nëse qeveria do, le të ndërtojë çatinë", tha pronari i godinës

Godina 2 katëshe edhe pse është tërësisht e amortizuar dhe përbën shqetësim për qytetarët ka pronar çfarë e bënë të pamundur ndërhyrjen nga ana e Bashkisë Fier.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur