Përfaqësues të Bashkisë Dimal kanë reaguar pas protestës së banorëve të fshatrave Çiflig dhe Arrëz, banesat e të cilëve janë përmbytur.

Sipas tyre, nuk janë pastruar kanalet dhe se lumi duhet të kthehet në shtratin që ka qenë.

Inxhinieri topograf, Ingrid Shkëmbi deklaroi se bashkia ka gati një projekt për argjinaturën, por i kanë dërguar shkresë Institutit të Ndërtimit dhe presin vlerësimin e tyre.

“Si investim, nëse do duhet ndërhryje, ne kemi një projekt gati për ngritjen akoma më të lartë të asaj argjinature. Ne do presim mendimin e institutit. Ne kemi gati një projekt tjetër. Të vijnë inxhinerët në terren ta shikojnë, ta verifikojnë. Ne i kemi bërë shkresë Insitutit të Ndërtimit, po presim vlerësimin e tyre. Edhe te bllokimi, i kemi bërë bordit të kullimit. Unë nuk jam inxhinier hidro, jam inxhinier topograf. Nuk vjen problematika nga një kanal. Ky kanal shërben për të shkarkuar ujërat që mblidhen te Kamina.”, tha ai.

Ndërsa përfaqësuesja e bashkisë, Rabushe Hoxha u shpreh se janë ngritur strukturat përkatëse për të parë dëmet. Hoxha shtoi se banorët do të dëmshpërblehen.

Bashkia Dimal ka ngritur strukturat përkatëse për të bërë studimet e zonës dhe për të parë gjithë problematikat. Nuk është diçka që ka ndodhur për shkak të mos angazhimit të strukturave të bashkisë. Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në terren. Ne do shohim të gjitha problematikat, të gjitha fshatrat që preken nga pjesa lumore. Do merren në konsideratë. Është një pjesë e prekur nga prurjet me instentitet të lartë. Ne kemi qenë në gatishmëri. Çdo gjë është pare me prioritet. Kam një thirrje për komunitetin e Çifligut dhe Arrëzit, shkoni në banesat tuaja se grupet janë në terren, jini realist për dëmet. Ministri ka qenë deri vonë me titullarin e bashkisë në vendet e prekura. Po pritet vlerësimi, shpresoj të shpërbleheni sa më shpejt.", tha Hoxha.


Lajmi kryesor:

Përmbytjet/ Uji tërhiqet nga tokat, fermerët: Iku mundi i jetës! Në Durrës 543 të evakuuar! Protestë në Dimal e Maliq