Qyteti i Fushë-Krujës së bashku me fshatrat përreth ka mbetur pa ujë të pijshëm prej më shumë se 24 orësh.
Sipas Ujësjellësit, shkak i lënies pa ujë i më shumë se 50 mijë banorëve është një defekt në sistemin e pompimit në fshatin Hasan.
Të kontaktuar nga Report Tv, drejtues të Ujësjellësit thonë se ende nuk e dinë se sa kohë i duhet për të rregulluar defektin.
Këto defekte dhe probleme në pompat që furnizojnë 50 mijë banorët, janë bërë të shpeshta për banorët të cilët po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e ujit.