KUKES - Shfrytëzimi prej katër vitesh i minierës së kromit në Kalimash nga një firmë turke ka sjelle reagimin e banorë të komunës Mal i zi në Kukës, të cilët pretendojnë së firma ka dëmtuar në masë resurset e kësaj miniere.

Banorët e zonës janë grumbulluar në rrugën që të çon për në minierë, ndërsa duke marrë shkas nga kjo situatë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë.
Situata ka agravuar teksa banorët nuk lejuan askënd të shkonte tek miniera, ndërsa banorët dhe policia janë përfshirë në një debat të ashpër verbal mes tyre.

Nxitja e situatës ka bërë që në mbështetje të policisë së Kukësit të vinin e edhe forcat e ndërhyrjes shpejtë nga Shkodra, ndërsa kjo i ka nxehur edhe më shumë gjakrat.

Banorët, ndërsa kritikojnë praninë masive të policisë, kërkojnë që e drejta e shfrytëzimit minierës t’i hiqet firmës turke dhe t’i jepet një kompanie shqiptare që mund të punësojë më shumë banorë të zonës dhe t’i paguajë ata më mirë seç paguhen aktualisht.

Në këtë minierë, vite më parë numëroheshin më shumë se 1500 punëtorë, ndërkohë që tani nuk janë më shumë se 300 punëtorë të cilët më së shumti bëjnë grumbullimin e kromit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)