Banorët e Krujës e Fushë-Krujës sërish në protestë! Bllokojnë aksin Thumanë-Kashar! Përplasen me forcat e policisë

Banorët e Krujës e Fushë Krujës dolën sot sërish në protestë duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar.

Banorët pretendojnë se me aksin e ri Thumanë Kashar ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë. 

Protesta nisi rreth orës 18:15 ku disa qindra qytetarë bllokuan të dyja akset e autostradës, ndërsa pati edhe përplasje me forcat e policisë. Por, më pas policia ka arritur të largojë protestuesit nga rruga, duke i zhvendosur anash saj, dhe duke bërë të mundur zhbllokimin e qarkullimit.

Për Report tv, banorët janë shprehur se ndërtimimi i aksit të ri Thumanë- Kashar i ka izoluar totalisht. 

“Dua të jetojë në këtë vend sepse kam kontribuar për këtë vend”, tha një banorë.

Kemi dal prap në protestë për të njëjtën gjë, shikoj shumë policë, shteti të bëjë punë e tij, por jo të kapet me njerëzit. I bëjë thirrje policisë të mos provokojë njerëzit, sepse ata kanë të drejtën e vet. Ne kemi kërkuar diçka që është shumë legjitime. Kemi kërkuar nga drejtoria e rrugëve na kanë sjell letrat koncesonari e ka rrugën nga rrethrrotullimi deri në qafë të Kasharit, rruga e vjetër nuk duhet që të lëviz fare nga vendi. Pse është mbyllur rrethrrotullimi, për çfarë arsye, a ka ndonjë vendim qeveria për këtë arsye”, tha banori nga protesta.

“Kemi mi të dal për një të drejtë tonën sepse është mbyllur një rrugë që kanë jetuar deri më sot dhe sot i është mbyllur një rrugë. Traun e ka disa metra më lart, këtu është një rrugë që paguhet me taksat tona, si mund të mbyllet pa një projekt kjo rrugë.  Kruja është kthyer në një vend të izoluar”, tha një banorë tjetër.

Protesta e fundit e banoreve të Krujës e Fushë Krujës ishte më 29 korrik 2024. Protesta u shoqërua me momente tensioni me policinë, teksa banorët protestues u përlasën dhe shtynë me efektivët e policisë. Pas protestës policia shoqëroi edhe disa prej protestuesve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
I binte borisë pa pushim, kreu i Rrugores e qëllon me shpullë të riun

 

Drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore Altin Qato, ka qëlluar me shpullë një qytetarë gjatë protestës së sotme në aksin Thumanë- Kashar.

Një videon e siguruar nga Report Tv, shfaqet drejtuesi i lartë i Policisë Rrugore, Altin Qato, duke qëlluar një qytetar, mësohet se shkak për aktin e dhunës është bërë ndotja akustike.

Mësohet se kreu i Policisë Rrugore e ka goditur qytetarin, pasi ky i fundit i ka rënë borisë pa pushim. Pasi kanë dashur ta shoqërojnë të riun, Qato, në nerva e sipër e ka qëlluar me shpullë.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale

SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale