Banorët e Vaut të Dejës në protestë: Të pastrohet përroi, u përmbytëm para dy javësh dhe rrezikohemi sërish

Dy javë pas përmbytjeve, banorët e Vau Dejës protestuan kundër bashkisë. Ata thanë se jo vetëm s'janë dëmshpërblyer por nuk është marrë asnjë masë për shmangien e situatave të ngjashme gjatë dimrit.

"Kanë montuar dy porta pa projekt dhe ata na kanë përmbyt në mënyrë barbare. Kam një ferme të ndërtuar me mund, na janë dëmtuar pajisjet që i kam sjellë nga Austria. Dëmi shkon në 300-400 milionë lek. Duam të ndërtohet argjinaturë mbrojtëse”, tha një banor.

"Të ndërhyhet për kanalizimet e ujërave të zeza që të eliminohet rreziku i përmbytje”, u shpreh një tjetër.

"Jemi të rrezikuar në momentin e parë që do të bjerë shi, pasi ka mbi 10 familje që rrezikojnë të përmbyten," thanë banorët.

Ata kërkojnë të ndërtohet argjinaturë mbrojtëse për përroin, heqjen e portave bllokuese dhe pastrimin e mbeturinave.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cecen kokpalari: 24/09/2022 22:21

    Doni pastrim ju kokpalare? Pse i hidhni plehrat ven e pa ven? Shkoni te shqupi se ua pastro Sala

    Përgjigju
    • Andi: 25/09/2022 04:31

      Ashtu te lumte komisar Ceceni! Keshtu vazhdo si tmeson Partia dhe Shoku Edvin.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda