Dhjetëra ish punëtorë të bypass-it të Fierit dhe Vlorës protestuan sot përpara parlamentit për kërkimin e pagës së 16 muajve, e cila nuk iu është hedhur që prej kohës që firma italiane shpalli falimentin.

“Ne që nga 2015 kemi marë shumë pak lekë, është i pa pëfrillshëm. Paratë janë vetëm se nuk jepen. Ka neglizhenca nga ana e qeverisë dhe kryeministrit”, shprehen qytetarët.

Nga ana tjetër banorët e fshatit Verri në Fier erdhën në Tiranë dhe protestuan përpara parlamentit për kundërshtimin e vendimit për ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve

“Ne protestojmë për një të drejtë që na kanë mashtruar. Filloi ndërtimi i inceneratorit, pas një dajaku që mori fshati. Të vinë të tërë këtu, jo vetëm ajo që mori votën dhe premtimin e hënë ta bëj realitet, jo të gënjejë, mashtrojë dhe të rrijë strukur atje në vrimat e miut”, shprehen banorët e Vërrisë.

Ndërkohë, paralel me protestën e qytetarëve, në Kuvend po zhvillohej interpelancë mes ministrit Gjiknuri dhe deputetes Jorida Tabaku për çështjen e inceneratorëve.

Er.K/Shqiptarja.com