Banorët e Vlorës kundërshtojnë ambientalistët: Aeroporti të ndërtohet, sjell zhvillimin e zonës dhe turizmit

Banorët e Vlorës kanë dalë në një protestë përmes së cilët kundërshtojnë ambientalistët të cilët duan të bllokojnë punimet për aeroportin e ri. Kjo protestë e tyre vjen një javë pasi një grup ambientalistësh, mes tyre edhe Sazan Guri kundërshtoi punimet për aeroportin duke thënë se rrezikon Lagunën e Nartës e cila është zonë e mbrojtur. Mirëpo banorët e zonës thonë se ky aeroport do të sjellë zhvillimin e gjithë zonës, prandaj ata thonë se duhet të ndërtohet sa më parë.

Banorët shprehen se me ndërtimin e aeroportit do të mundësohet edhe punësimi i tyre, si edhe do të jetë në plus për turizmin në zonë.

“Ky aerodrom është ndërtuar që në 63 dhe sivjet ka 60 vjetorin e zhvillimit. Dhe këtë zhvillim që jep ky aerodrom për të gjithë jugun e Shqipërisë. Kjo që kërkon Sazani është çmenduri. Sazani është përfaqësuesi i tyre. Jam kryetari i fshatit të mifolit. Ky sjell zhvillimin e të gjithë zonës, se është zonë industriale. Do shkojmë në Rinas 3 orë për të pritur një fëmijë. Ndërkohë që për zonën sjell një zhvillim të paparë”, tha Kastriot Cobo, kryetar i fshatit Mifol.

“Kam dal në mbështetja që të bëhet aeroporti. Para një jave janë mbledhur ambientalistët dhe janë kundër aeroport. Ku aeroport është miratuar që me studimin e vitit 2009. Me ardhjen e aeroporti ngrihet turizmi e zhvillohet zona janë. Ne duam që të bëhet aeroporti”, tha Eduart Shakaj banor i fshatit Fitore.

“Po protestojmë kundër atyre që thonë të mos bëhet aeroporti. Aeroporti të bëhet dhe është shumë vonë. Aeroporti këtu ka qenë dhe këtu është bërë. I sjell përfitime zonës”, tha Llukan Qarri, banor.

Ambientalistët dhe opozita kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit me argumentin se preket zona e mbrojtur Lagunë-Nartë dhe se rrezikohet shkatërrimi i mjedisit. Por qeveria thotë se aeroporti do të ndërtohet jashtë vijës së zonës së mbrojtur.

Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Kundërshtoi ndërtimin e aeroportit, banorët e Vlorës kundër Sazan Gurit: Ne jemi pa bukë, ai shkon bën plazh në Dhërmi

Banorët e Vlorës kanë kundërshtuar qëndrimin e ambientalistit Sazan Guri, i cili thotë se nuk duhet të ndërtohet aeroporti i Vlorës pasi preket zona e mbrojtur Lagunë-Nartë. Mirëpo banorët thonë se ky aeroport do jetë një zhvillim për ekonominë e zonës dhe do të punësojë një pjesë të madhe prej tyre.

Madje një prej banorëve tha se nuk do ta lejojnë më Sazanin të protestojë në Vlorë, pasi sipas tyre ai bën plazh në zona të shtrenjta të jugut të Shqipërisë, si Dhërmiu ndërkohë që kundërshton një investim si aeroporti që për banorët e zonës do të sjellë të ardhura pas punësimit.

“Kundërshtojmë Sazanin se vijnë me ca njerëz të paguar hanë dreka e darka dhe thonë hajde kalojmë njëherë nga aeroporti. Ata nuk mendojnë se këto zona janë papunë, gjysma e Shqipërisë do zbresë këtu, pse të zbresin në Tiranë apo Kosovë. Do dal në Novoselë të bllokojë mos të vijë asnjë makinë e Sazanit. E di Sazani se ne jemi pa bukë pa ujë. Kërkojmë që këtu të punësohemi të gjithë. Sot për sot janë punësuar disa fshatarë tanë. Sazani shkon bën plazh në Dhërmi, vete ha dreka me ata që i bien me makina dhe vjen na kundërshton ne këtu”, tha një prej banorëve.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/02/2023 00:55

    Qesharake te justifikohesh me faktin qe aeroporti ushtarak ka pas qene aty e prandaj duhet ndertuar ai civil.Edhe gjalpi me origjine nga kafshet ka ekzistuar dhe te shijon kur e ha,por dreqi te vret me vone me kolesterol,per te cilin pak dihej me pare. Kur flasin per ate ushtarak te kohes se Xhaxhit,ku ngrihej ndonje avion ushtarak here pas here,ndikimi ne ambient ishte minimal,por sot flitet per aeroport civil teper aktiv,ndikimi nuk eshte i njejte.Une ketu ku jetoj aeroportin e qytetit e kam 20.min me makine nga shtepia dhe te shurdhojne avionet qe vijne ne cdo ore dite e nate.Aeroporti do te sjell zhvillim,por do te sjelle dhe trafik te renduar e ndotje prej tij dhe ndotje nga zhurmat, do te rrezikoje dhe lagunen dhe turistet sot preferojne me shume lagunen se sa te shohin betonin e Vlores dhe cili nga keta tipa qe dalin te protestojne ketu do te punesohet ne aeroport? Sikur te mbillej nje fushe me qepe,aty afer,apo per te pastruar aeroportin,apo per te ngarkuar e zhgarkuar valixhet e c'ka mund te sjellin avionet /cargo/ edhe mundet,por nuk besoj se keta po prifen per pune te tilla te rendomta.Vlonjatet te vazhdojne per ato c'ka i njeh me mire e gjithe Shqiperia e bota,se sa me aeroporte te cileve s'ua kane idene e pasojave.

    Përgjigju
    • Vlora: 08/02/2023 20:14

      Ti fluturoke me presh ne prapanic o xhaxho

  • Landi: 07/02/2023 19:45

    Po ku kemi ne ambjentalist vetem kusar po kur ishte ajoroport ushtarak nuk ishte problem tani eshte keta e bejne vetem per lek ose per parti istorikisht ka qene ajoroporte po Sali berisha e prishi bejeni se mire i bene vendit dhe qytetit te vlores

    Përgjigju
  • birce: 07/02/2023 18:55

    Keta ambjentalise jane te qelbur, aeroporti aty ka qene dhe aty do te ndertohe duan apo jo keta plera.

    Përgjigju
  • Emigranti: 07/02/2023 15:51

    Në një Shtet normal dhe i zhvilluar ka ambientalista të vërtet kurse në Shqipëri ka ambientalista partiakë që dalin në protestë me 20mije lekë në xhep dhe për të bllokuar kundërshtarin politik! Aeroportin JO, portin JO, rrugën JO, këtë JO atë JO... ngelët duke u ankuar dhe duke shikuar Big Brother o njerëz, hapni sytë dhe zgjerojenj pak horizontin e trurit! Boll më "nuk e dua këtë vetëm sepse do t'a bëjë partia tjetër dhe jo e imja", Boll U vratë për pulën e komshiut që hynë në oborr ose për 1cm garth!!! Boll p.o.r.d.h.ë rrugëve me makina të shtrenjta, boll mendjelehtësi që leku bëhet me pisllëqe

    Përgjigju
    • Marko: 07/02/2023 22:57

      Sazani me kompani duhet të ishin më të shqetësuar për qindra H.E.C.e që janë ndërtuar e po ndërtohen duke shkatrruar ekosistemin apo aty morën diçka për të heshtur. Mirë masë kërkojnë edhe këtu por këtë skan për t'a marrë. Ne u bëjmë thirrje të mos t'a marrin mundimin dhe të vin prap se ne banorët e jugut do t'u ndalojmë t'a kalojnë më urën e Vjosës. U kujtojmë gjobvënësve se në Vlorë ka patur aeroport që në kohën e Italia kur Sazani me ushtarët e tij nuk kishin as gomar për të hypur.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë