Banorët e Unazës së Re janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e ish-deputetit demokrat Klevis Balliu dhe 3 protestuesve.

Ata u arrestuan ditën e djeshme pasi tentuan të bllokonin kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë kërkuar njëzëri lirimin e Balliut.  Në mbështetje të tyre kanë qenë të pranishëm dhe ish-deputetë të opozitës, mes tyre dhe sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.