Barak Obama është Presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ka vizituar një burg. Obama ka vizituar ditën e enjte burgun federal ‘El Reno’ në Oklahoma, nisur nga angazhimi që ka ndërmarrë për të reformuar sistemin e mbipopulluar dhe të shtrenjtë të drejtësisë.

Duke qenë se çereku i popullsisë së botës ndodhet i izoluar në burgjet amerikane, Presidenti Obama synon të përgjysmojë numrin e të burgosurve duke bërë një dallim mes personave që realisht janë të rrezikshëm dhe atyre të rehabilitueshëm, që nuk paraqesin rrezik për shoqërinë, raporton Telegraph.
obama