Bayer Leverkusen barazoi dje 2-2 kundër Romës në limite dhe siguroi finalen e Europa League. Duhej goli i Stanisic në fund që "Aspirinat" të vendosnin një rekord që do duhet shumë kohë për t'u thyer në Evropë.
Leverkusen e çon në 49 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon, duke lënë pas Benficën që mbante këtë rekord. Më pas vijnë Dinamo Zagreb dhe Rijeka me 45, Rangers me 44 dhe Juventus me 43.
Përtej rekordit, kampionët e Bundesligës do kërkojnë më 22 maj në Dublin trofeun e Europa League në finalen kundër Atalantës, teksa janë fitues të UEFA Cup në vitin e largët 1988. Vërtet një sezon për t'u mbajtur mend edhe për trajnerin Xabi Alonso në stol.
Ndeshja 'nis' në shtesë, Leverkusen ka shënuar 17 gola pas minutës së 90-të
Goli i Stanisic në shtesë bëri që Leverkusen të barazonte 2-2 kundër Romës në "BayArena" dhe ta dërgonte në 49 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon, duke vendosur rekord të ri.
Veç saj, goli në shtesë ishte i 17-ti këtë sezon për "Aspirinat" që duhet sikur i nisin ndeshjet në shtesë. Tanimë Leverkusen është në finalen e Europa League më 22 maj kundër Atalantës dhe nuk është çudi që ndeshje të vendoset pas minutës së 90-të, të paktën nga ana e gjermanëve.
Xabi Alonso trajner me shum fat, por shkruajti histori në futboll e kjo histori do ngelet gjat në botën e futbollit. Por një pjes të madhe të meritës ka dhe Granit Xhaka heroi i skuadrës.
Xabi Alonso trajner me shum fat, por shkruajti histori në futboll e kjo histori do ngelet gjat në botën e futbollit. Por një pjes të madhe të meritës ka dhe Granit Xhaka heroi i skuadrës.
Përgjigju