Flamurtari-Korabi do jetë finalja e play-off të kategorisë së parë. Kjo pasi vlonjatët barazuan 1-1 në ndeshjen dramtike kundër Apolonisë, por kaluan më tej falë rregullit të renditjes më të mirë në kampionat. Për tu përmendur në këtë ndeshje në Vlorë të zhvilluar pa tifozë ishte një penallti e humbur nga fierakët në minutën e 89 kur rezultati ishte 1-1.
Ndërkohë në sfidën tjetër play-off Tomori u mund në shtëpi 0-1 nga korabi dhe do jenë dibranët ata që do shpresojnë për tu ngjitur në superligë. Fillimisht do luhet finalja e play off mes Flamurtarit dhe Korabit ku fituesi i këtij çifti do përballet në fushën e vendit të tetë te Superligës. Kjo do jetë edhe ndeshja që përcakton përfundimisht skuadrën që do militojë në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.