Barcelona planifikon të rrisë taksën turistike për pasagjerët e kryqëzorëve dhe trageteve që qëndrojnë në qytet për më pak se 12 orë, tha kryebashkiaku Jaume Collboni në një intervistë për gazetën El Pais.
"Ne do të propozojmë një rritje të konsiderueshme të taksës për pasagjerët e kryqëzorëve", tha Collboni.
Kjo masë u shtohet një sërë masash që ai ka shpallur për të ulur ndikimin e turizmit masiv.
Vendimi vjen vetëm disa javë pasi protestuesit në Barcelonë spërkatën me ujë gjatë një demonstrate vizitorët e huaj duke brohoritur: "Turistë kthehuni nga keni ardhur"
Barcelona do më pak turistë të cilët paguajnë më shumë
Sipas agjencisë Statista vitin e kaluar në Barcelonë u regjistrua numri më i madh të pasagjerëve të kryqëzorëve, afërsisht 3.6 milionë pasagjerë.
Taksa aktuale turistike për pasagjerët e kryqëzorëve që bëjnë ndalesë në Barcelonë ishte 7 euro në ditë.
Collboni nuk tha se sa do të rriste taksën turistike, por arsyet e tij janë të qarta.
"Pasagjerëve e kryqëzorëve që bëjnë një ndalesë më pak se 12 orë kemi një përdorim intensiv të hapësirës publike pa asnjë përfitim për qytetin dhe një ndjenjë okupimi dhe ngopjeje”, tha ai.
"Ne duam të kemi turizëm që respekton destinacionin," shtoi Collboni.
Collboni njoftoi muajin e kaluar se administrata e qytetit të Barcelonës do të ndalojë duke filluar nga viti 2028 dhënien me qira të apartamenteve për turistët. Collboni ka vendosur edhe taksa të tjera turistike./DW
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1205
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Barcelona i bën ofertë zyrtare Dani Olmos
20 Korrik, 12:02
-
Atentati ndaj Inez Hajrullës në 2023, arrestohet në Spanjë porositësi Leonard Luzi! Pritet ekstradimi
18 Korrik, 10:15
-
Të kërkuar në Shqipëri për kultivim kanabisi e mashtrim, arrestohen 2 të rinj në Spanjë e Itali
17 Korrik, 08:32
-
Dy ditë pas fitimit të Euro 2024, në Spanjë shkarkojnë presidentin e Federatës së Futbollit
16 Korrik, 21:16
-
'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com
14 Korrik, 22:57
-
Finale Euro 2024/ Spanja kampione e Evropës për herë të 4-t në histori, 'fundos' 2-1 Anglinë në Berlin! Iberikët vendosin rekord
14 Korrik, 22:55
-
Finalja e Euro 2024/ Andrea Marko në 'Minuta Zero': Anglezët kanë rastin të tregojnë karakterin! Pogoni: Spanja ka bindur, por Anglia ka kualitete
14 Korrik, 20:15
-
Finalja Spanjë-Angli/ Gazetari Ernest Koçi: Futbolli mund të kthehet në shtëpi! Nëse fiton Anglia, 'Topin e Artë' e merr Bellingham
14 Korrik, 17:56
-
Finalja në gjuhën e shifrave, sonte në fushë zbresin 2.5 miliardë €! Anglia me marketing dhe shpërblime më shumë se Spanja
14 Korrik, 14:57
-
EURO 2024/ Spanjë-Angli, bota e futbollit mban sot frymën! Gjykon arbitri më i ri në historinë e finaleve të Europianit! Formacionet e mundshme
14 Korrik, 08:47
-
Nico Williams dhe Barcelona gjejnë dakordësinë, caktohet koha e transferimit në Katalonjë
12 Korrik, 19:45
-
Finalja e Euro 2024 vë përballë dy botë të ndryshme, të dielën caktohet edhe fituesi i 'Këpucës së Artë
12 Korrik, 14:59