Ish-deputeti Bardh Spahia ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë se 'qytetarët paguajnë dyfish për shërbimet shëndetësore'.

Spahia ka publikuar të dhënat e Eurostat, sipas të cilit shqiptarët shpenzojnë më shumë se vendet e rajonit për shërbimet shëndetësore.

'Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut', shkruan Bardh Spahia.

Sipas ish-deputetit kjo pagesë dyfishe vjen 'pasi qeveria i vjedh shqiparët me koncensione dhe tenderave të errët'

Bardh Spahia thekson se 'realiteti nuk mbulohet me propagandën e ERTV-së'.

Rezultatet e publikuara nga Bardh Spahia

Statusi i plotë i Bardh Spahisë

'Qytetaret paguajne dyfish sherbimin shendetesor pasi qeveria i vjedh!!!

Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.

Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 cdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë.