Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!

Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!

Gazment Bardhi dhe Belinda Balluku

Tiranë- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike denoncoi sot një tjetër abuzim me paratë e qytetarëve në fushën e energjisë elektrike dhe me firmë të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Rasti ka të bëjë me projekte digash për HEC-e kur ndërtohen nga shteti (KESH) dhe nga privati, duke vendosur krahasimet mes tyre në vlerë financiare.

Dhe sipas Bardhit, për një prej këtyre rasteve në fjalë, që ka të bëjë me Digën e Zadejës, diferenca është 4,5 milionë euro, me firmën e Ballukut dhe që sipas tij janë para që u vidhen qytetarëve shqiptarë.

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen, vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?!”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetin social Facebook, duke e shoqëruar edhe me një grafik krahasues e shpjegues me shifra dhe detaje.

Dhe në të theksohet se kur projekti bëhet nga KESH kushton 8,2 mln euro, por kur e bën privati, i njëjti projekt, madje me kapacitet më të madh energjie prodhuese, kushton vetëm 3,7 mln euro, ose me diferencë 4,5 mln euro, dukshëm një abuzim financiar sipas deputetit demokrat.

Postimi i Gazment Bardhit, me një tabelë përshkruese me detaje e shifra

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen

Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen