Bardhi drejtuar mazhorancës: Jeni të mbuluar çdo ditë nga skandalet dhe doni të shuani zërin e opozitës në Parlament

  

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend, akuzoi mazhorancën dhe specifikisht kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, se me anë të veprime antikushteteuse, po tenton të eleminojë opozitën dhe të zbehë peshën e saj në parlament.

“Prej tre javëve mazhoranca socialiste e ka futur Kuvendin e Shqipërisë në ngërç, duke pamundësuar funksionimin normal të tij. Me veprime të paprecedenta, duke nisur nga sjellja juaj znj. Kryetare, dhe më pas me votime antikushtetutese, ju keni marrë vendimin për të asgjesuar opozitën në Parlament.

 Kurrë në historinë e ketij Parlamenti nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të shndërrojë veten në specialiste arkive të një partie, duke injoruar Kushtetutën dhe Rregulloren e Parlamentit.

 Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të hedh në votim të drejtat e opozitës dhe kundërshtari politik të ketë votuar për ti asgjesuar ato.

 Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që të votohet pa i dhënë as të drejtën e fjalës opozitës për të sqaruar kërkesat e saj.

 Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca ti diktojë opozitës se me kë dhe si duhet të përfaqësohet në Komisionet Parlamentare.

 Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë brenda një viti 8 kërkesa për Komision Hetimor, pa dhënë asnjë shpejgim, pa bërë asnjë përpjekje për të gjetur konsensus.

 Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që 31 deputetë të opozitës të përjashtohen pse nuk pranojnë poshtërimin që po tenton ti bëjë mazhoranca. Kurrë.

Pse e bëni ju këtë se jeni të fortë, jeni shumicë në popull, jeni duke qeverisur mirë? Jo! E bëni sepse jeni të mbuluar çdo ditë nga skandalet dhe doni të shuani edhe zërin e opozitës në Parlament.”-është shprehur Bardhi.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Degjeneron seanca, deputeti i Rithemelimit Nallbati grusht kolegut socialist, Vullnet Sinaj! Përjashtohet! Deputetët e Berishës krijojnë kaos, 'pushtojnë foltoren'


K.M/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?