Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i kërkoi në Kuvend dorëheqjen Elisa Spiropalit duke thënë se me urdhër të krimit të organizuar ka penguar opozitën që të marrë pjesë në Kuvend. Bardhi i referohet vendimit të Gjykata Administrative që anuloi përjashtimet e deputetëve të opozitës nga punimet parlamentare, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 40 dhe 60 ditë të më shumë se 20 ligjvënësve demokratë.
"Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozitë. Ti zonjë që je përfaqësuese e krimit të organizuar do duhet të dorëhiqesh se për një muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre. Bashkë me këtë zonjën e vezëve në rresht të dytë do duhet të ndjeni vetëm turp dhe si shenjë përgjegjësie për atë që i keni bërë kësaj salle, duhet të jepni dorëheqjen", tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
LIVE- Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
-
Po
29.1%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3370
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige
7 Nëntor, 07:51
-
Berishistët festojnë në ekstazë fitoren e Trump, shpërthen Evi Kokalari: Mos guxoni, Berisha e provoi se është i korruptuar! Ju demokracinë e mbani peng, do t'ju vij radha
6 Nëntor, 18:43
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor, 13:10
-
Letra për Linda Ramën, Kombet e Bashkuara i përgjigjen PD-së: Rekrutimi, sipas rregullave dhe konkurrimit të hapur
6 Nëntor, 12:35
-
Mero Baze: Mosbindja ndaj 'Mosbindjes'
6 Nëntor, 10:38
-
'Duhet të arrestohen me qindra veta në ditë', shpërthen avokati Romeo Kara: Ata janë agallarë për sa kohë i mbajmë mbi qafën tonë
5 Nëntor, 20:07
-
'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës
5 Nëntor, 18:28
-
PD: Shqipëria po shkon drejt një krize energjetike të qëllimshme
5 Nëntor, 16:55
-
Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës! Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan! Fisnik Qosja për Kavajën e Rrogozhinën
5 Nëntor, 16:20
-
PD thyen përkohësisht 'mosbindjen civile' në Parlament! Bardhi: Rama frikacak! S’do lëmë të kalojë buxheti ‘Balluku’! Replikon me Gonzaton: Kërkoji kryeministrit të bëjë detyrën
5 Nëntor, 12:50
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
'PD nuk më duket në mosbindje civile, duhet të flasim për buxhetin', Pampuri në 'Studio Live': Arrestimi i Metës, për të bërës pis punën e SPAK
4 Nëntor, 17:40