TIRANË- Gazment Bardhi është një nga zërat më kritik dhe të ashpër kundër Sali Berishës dhe i tillë ka qenë edhe kësaj here, ku ndër të paktët demokrat e ka bërë drejtpërdrejtë përgjegjës për 26 të vrarët në Gërdec. Ai i kujton baxhanakun e tij Muhamet Hoxha, një nga viktimat e Gërdecit, për të cilin Berisha tha se nuk e njihte.

Bardhi i përmend edhe Shkëlzen Berishës, djalin e Sali Berishës ku thotë se koha e kur " çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021"

“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruan Bardhi.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pas zgjedhjeve që zhvilloi Komisioni i Rithemelimit zgjodhi Kryesinë e Re, me emra të vjetër. Ajo që ra në sy ishte rikthimi i Jozefina Topallit, teksa Belind Këlliçi ishte më i votuari. Pjesë e listës u bë edhe deputetja Ina Zhupa, e cila duket se i është bashkuar zyrtarisht ‘Rithemelimit’.

Postimi i Gazment Bardhit