I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Me një postim në rrjetin social X, Gazment Bardhi komentoi fjalën e Ramës të mbajtur në konferencën me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i cili tha se “duhen dy veta për tango”, teksa komentoi edhe vizitën e grupit parlamentar opozitar në Strasburg.

Bardhi theksoi se “duhen dy për një tango dhe ti ke zgjedhur dyshen tënde: krimin e organizuar”, duke iu drejtuar me përgjigje kryeministrit. Deputeti përmend më tej edhe rastin e Altin Hajrit që dikton listën e deputetëve, duke iu referuar rastit të ish-deputetit socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja, Avdylajt dhe i kujton gjendjen e vendit.

Postimi i Gazment Bardhit:

“Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tagos: krimin e organizuar. Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe që garanton mirëqenien e tyre”.

Postimi i Bardhit në rrjetin X