LEZHE - Administratori i njësisë së Kaçinarit në Bashkinë e Mirditës Petrit Bardhi është shpallur në kërkim nga policia bashkë me vëllain e tij, pasi akuzohen se kanë kultivuar mbi 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis në fshatin Simon ku kanë jetuar vite më parë, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.
Sipas policisë, 424 kilogramët e kanabisit u gjetën të tharë në një banesë në këtë fshat në përgatitje për ambalazhim që të tregtohej nga dy vëllezërit Petrit dhe Florian Bardhi. Ky i fundit dyshohet se do të merrte përsipër trafikimin e drogës nga Saranda në Greqi, pasi në banesë u gjet edhe një pasaportë biometrike me emrin e Florian Bardhit, 50 vjeç.

(Në foto Petrit Bardhi)
Dy vëllezërit mundën të largohen me makinë duke i shpëtuar prangave të policisë duke përfituar nga njohja e mirë e terrenit dhe i vetmi që u arrestua është 64-vjeçari Simon Beqiri me banim në Lezhë, pronar i shtëpisë ku u gjet droga.
Operacioni i koduar “Shendellia” u finalizua gjatë ditës së djeshme pas disa javëve hetimesh dhe mban emrin e fshatit të Sarandës ku jeton aktualisht Petrit Bardhi.
43-vjeçari është administrator në njësinë administrative Kaçinar të Mirditës. Bardhi rezulton i dënuar më parë për veprën penale “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Edhe vëllai i tij 50-vjeçar i shpallur në kërkim nga ky aksion, jeton në fshatin Shendelli.
Dy vëllezërit kanë jetuar vite më parë në në fshatin Simon të Kaçinarit.

Policia sekuestroi në cilësinë e proves materiale:
Sasinë e lëndës narkotike
Një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike
Thasë plastik që do të shërbenin për paketimin
Pasaporte biometrike në emër të Florian Bardhi
Dokumentacioni i automjetit me targë AA 519 JZ
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO