Gazment Bardhi tha në Report Tv se në dosjen që SPAK-u i dërgoi Kuvendit për Belinda Ballukun nuk përmendet asnjë eksponent i PD-së. I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu nëse ka biznesmenë të lidhur me opozitën, Bardhi u ndal te rasti i Elisa Spiropalit, për të cilën tha se po i goditet biznesi pasi doli kundër kryeministrit Edi Rama.
Gazment Bardhi: “Nuk po sulmoj SPAK-un, po sulmoj standardin. Është fakt publik që në dhjetor SPAK-u kishte tjetër standard. A nuk solli kërkesë për arrestimin e Ballukut kur kishte një akuzë? Kur kishte pesë akuza, pse nuk e solli në Kuvend? Se i ka thënë Balla: ‘Ligjin do ta lexosh kështu siç themi ne.’ Nuk ka punë SPAK-u të shohë si e lexon ligjin Balla apo Bardhi. SPAK-u ka leximin e pavarur të ligjit. Kjo s’është prokurori e pavarur. Kjo është t’ia dorëzosh drejtësinë politikës. Unë kundër kësaj jam. Nuk jam kundër institucioneve. Raporti i SPAK-ut, që është përmbledhja e të gjitha fakteve, është plotësisht publik. Ka zero eksponentë të PD-së, ka zero të dhëna të papublikuara që lidhen me faktet penale. Duhet ta kemi të qartë se dosja ka pasur të dhëna, fakte dhe prova vetëm për akuzën që SPAK-u solli në Kuvend, për shkelje të barazisë në tenderë. Jo për akuzat që kanë dalë më vonë. Hetimet janë sekrete në tërësinë e tyre. Nuk ka asnjë të dhënë jopublike për krimet, se prokuroria i ka mbledhur në relacionin shoqërues. Ka urdhra: ‘Bjeri këtij të PD-së, bjeri atij.’
Nertil Agalliu: A ka biznesmenë të lidhur me PD-në?
Gazment Bardhi: “Ku lë Rama që PD-ja të ketë afër biznesmenë? Ata koleges së vet po i shuajnë biznesin vetëm se i doli kundër Ramës.
Lajmi kryesor:
Buxheti 2027, Bardhi në Report Tv: Gati amendamentet e PD, nga nesër nis prezantimi! Këtë javë çojmë në Kushtetuese hartën e re territoriale





