Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se qeveria ka mashtruar parlamentin për aferën e Portit të Durrësit, dhe se ky është një akt i rëndë dhe i paprecedentë.
Sipas Bardhit, kryeministrit Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku kanë dhënë 3 opsione të ndryshme për financimin e portit të ri në Porto Romano.
‘Qeveria ka mashtruar Parlamentin. Një akt i rëndë dhe i paprecedentë. Rama-Balluku përgënjeshtrojnë vetveten dhe në më pak se 1 muaj kanë thanë 3 opsione të ndryshme për financimin e portit të ri në Porto Romano.
1. Do ta financojë plotësisht Autoriteti Portual Durrës. Nuk do të jetë koncesion apo PPP.
2. Do ta financojë Autoriteti dhe qeveria.
3. Do të jepet me PPP. 46% qeveria, 54% privati.’- shkruan Bardhi
Në këtë mënyrë thotë Bardhi fo të ndryshojë edhe financimi për portin e Durrësit.
‘Kështu do të ndryshojë edhe financimi për aferën e portit të Durrësit. Nga “Emaar” tek “Alabar” dhe më pas nuk dihet ku do të përfundojnë. Ky është fakti më domethënës që shkatërrimi i Portit të Durrësit, do të shndërrohet në pastrimin më të madh të parave në histori.’- shkruan Bardhi.
390 milionë euro do të kushtojë faza e parë e projektit për portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, nga të cilat 46% do t’i paguajë qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër 54% do të jepet me PPP. Projekti u prezantua nga studio holandeze "Royal Haskoning DHV", ku u sqarua se porti i ri do të jetë në funksion të një tregu të përbashkët rajonal, që integron hekurudhën Durrës - Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut.
Gjatë prezantimit të projektit për portin e ri tregtar të Durrësit që sjell më afër Shqipërinë-Kosovën e Maqedoninë e Veriut, kryeministri Rama ftoi të gjitha vendet anëtare të NATO-s të bëhen pjesë e garës. Ai tha se impakti ekonomik do të jetë i jashtëzakonshëm dhe iu përgjigj akuzave të opozitës se PPP-të s’janë krim.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
88%
-
Jo
6.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Rama replikon me komentuesit: Mos i qaj hallin kalorësit, 3 arsyet pse emigrantët do votojnë
18 Janar, 10:59
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Zgjedhjet/ Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni të votoni! E dini kush ua ngriti kokën e ulur në Greqi, Itali e gjetkë
17 Janar, 16:10
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Evakuimi i fëmijës nga Gaza, Rama replikon me komentuesit: Me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë! Mos u përdorni nga llumi i foltoreve
17 Janar, 13:04
-
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje
17 Janar, 11:30
-
Ylli Pata: Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit
17 Janar, 08:29
-
Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve, takimi online! Në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
17 Janar, 08:04
-
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu
16 Janar, 21:06
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18