Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota

Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota

Gazment Bardhi dhe Andreas Schieder

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, takohet me eurodeputetin dhe Raportuesin e ri të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. 

Tematika kryesore e bisedimeve ka qenë situata parazgjedhore në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe vëmendja që kërkon Opozita nga BE. Bardhi shprehet me një reagim në rrjetin social Facebook, se e ka falenderuar Schieder për mbështetjen që BE i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe “në emër të opozitës i kërkoi vëmendje të shtuar të Parlamentit Europian për situatën parazgjedhore në Shqipëri”. 

“Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje, duke cenuar lirinë e zgjedhësve, është një nga shqetësimet  kryesore të OSBE-ODIHR,  që vijon të mbetet aty dhe i pazgjidhur. Gjithashtu, përdorimi i parave të korrupsionit apo i krimit të organizuar në zgjedhje, është po ashtu një fakt evident që vijon të mbetet i pazgjidhur. Shqipëria nuk mund të ketë kurrë një të ardhme europiane nëse nuk arrin të garantojë standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shprehet Bardhi. 

Më tej ai vuri theksin se shqiptarët ‘nuk kanë nevojë për një pushtet qorr në dorë të krimit dhe korrupsionit’. 

“Ata kanë nevojë për një Qeveri të përgjegjshme që del nga vota e lirë  dhe u shërben vetëm qytetarëve, duke bërë realitet edhe ëndrrën për anëtarësim në Bashkimin Europian”, përfundon kreu i grupit të PD-së.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë