Barnat e rimbursueshme, Manastirliu: Zgjidhja përmes dialogut

Barnat e rimbursueshme, Manastirliu: Zgjidhja përmes dialogut

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Farmacistët tërhiqen nga greva pas takimit me Ministren e Shëndetësisë dhe negociatave me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot në një takim drejtuesen e Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma, pas shqetësimeve të ngritura gjatë ditëve të fundit dhe paralajmërimit për grevë prej Urdhrit të Farmacistëve në lidhje me listën e re të barnave të rimbursueshme.

Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm dhe cdo shqetësim do të zgjidhet me dialog. Që nesër ju do të vijoni në grupe të përbashkëta punë me Fondin për të adresuar aty ku është e mundur shqetësimet e ngritura prej jush

Ogerta Manastirliu

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësuesja e Urdhrit të Farmacistëve, në emër të farmacistëve, shprehu vlerësimin për gjuhën e bashkëpunimit që gjeti për zgjidhjen e problematikave të ngritura prej tyre sa i takon kontratave të reja mes farmacive dhe FSDKSH.

Urdhri i Farmacistëve anuloi grevën e paralajmëruar për ditën e nesërme në shenjë proteste ndaj arbitraritetit që ata pretendojnë se është bërë me listën e barnave të rimbursueshme. Sot farmacistët negociuan me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj