KOSOVË- Situata në veri të Kosovës nuk duket shumë e qetë. Disa protestues serbë kanë shkuar afër Jarinjës ku mbajnë pankarta ‘S’ka dorëzim të Kosovës’ Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.
Në mesin e tyre është ishte Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë "Patrulla Kombëtare" nga Serbia. “Patrulla Kombëtare” njihet për veprimet e saj kundër emigrantëve, për glorifikimin e kriminelëve serbë të luftës dhe mbështetjen për Rusinë në luftën që zhvillon në Ukrainë. Organizata është e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë "Rusov" dhe grupin paraushtarak rus "Vagner", të cilin e ka vizituar së fundi në Rusi.
Gjithashtu në një video të publikuar nga një media boshnjake ‘Istraga”, shihen disa persona të armatosur me automatik në pjesën veriore të Kosovës. Fytyrat e personave të armatosur nuk duken, por ato shfaqen teksa po shohin një video të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ajo që bie në sy në këto imazhe është simboli i të ashtuquajturës Qendra Humanitare Ruso-Serbe që ndodhet në Nish të Serbisë.
“Në barrikadat në veri të Kosovës ka njerëz të armatosur me automatik. Në videon që posedon Istraga shihen edhe pako me simbolin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe nga Nishi”, thuhet në përshkrimin e videos.
Sot është dita e nëntë që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës. Siç raportojnë mediat e Kosovës, rrugët që të shpien për në Rudarë dhe Jarinë, vazhdojnë të jenë të bllokuara. Dje është raportuar se edhe një barrikadë është vendosur në lagjen Berxhane që të çon për në Zveçan.
Për këtë arsye, KFOR ka shtuar masat, duke blinduar rrugën më tela gjemborë afër zonës ku janë të vendosur policia e Kosovës. Raportohet se edhe KFOR-i, polak dhe letonez, janë vendosur afër kufirit në Bërnjak.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, ka deklaruar se “fajtor” për tensionet e krijuara në veri të Kosovës, është Samiti i mbajtur më 6 dhjetor mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
“Pakkush i kushtoi vëmendje faktit se acarimi i fundit i situatës në Kosovë ndodhi menjëherë pasi BE-ja mbajti një samit ku përfshiheshin vendet e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri. Më 6 dhjetor, Bashkimi Evropian mbajti një samit në Shqipëri dhe Pranoi dokumentin e Deklaratës së Tiranës, i cili mbështet aspiratat e “Ballkanit Perëndimor” për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Për më tepër, në një paragraf të veçantë të deklaratës nga Tirana, thuhet se Kosova (si dhe Serbia) janë ‘në rrugën evropiane’. Procesi politik ka filluar. Rreziku i përshkallëzimit dhe konfrontimit të armatosur në pjesën veriore të rajonit është në rritje. Pra, në vend të perspektivës evropiane, Kosova do të ketë një perspektivë krejtësisht tjetër. Kjo është tradhti që në fillim. Si një dasmë që fillon me tradhti”, ka shkruar Zaharova.
“BE-ja me njërën dorë po e çon Beogradin drejt një të ardhmeje të bukur, ndërsa me tjetrën merret me provokime antiserbe”, shkroi Zakharova.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Jarinje nga ana e disa serbëve.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot u shfaqe një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-rusë ndaj Kosovës.
“Sot, në anën serbe të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, u shfaq një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës. Të njëjtët aktorë jo shtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviqi (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Ëagner), u mësynë që ta thejnë këtë pikëkalim kufitar. Ditët e fundit, aktorë të tjerë shtetërore e joshtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dytë Botërore, që ndëzën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu”, ka shkruar ai.
Më tej ai shkruan se grupet e armatosura të maskuar dhe të barrikaduara, kanë mbështetjen e qendrës së spiunazhit rus që gjendet në Nish të Serbisë dhe të njëjtit po përpiqen që ta cenojnë sovranitetin tonë.
“Të armatosurit e maskuar dhe të barrikaduar në rrugë, me mbështetjen edhe të qendrës së spiunazhit rus që gjendet në Nish të Serbisë, po përpiqen që ta cenojnë sovranitetin tonë, duke nxitur provokime agresive në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga agresioni në Ukrainë, ku siç po shihet Putini po e humb luftën. Ne do të vazhdojmë ta ekspozojmë qëllimin ruso-serb, duke ngulur këmbë që mos t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë mashtrimit të madh që po përpiqen t’ia bëjnë Serbia dhe Rusia një pjesë të qytetërimit evropian! Por, gjithashtu dua të siguroj të gjithë qytetarët tanë se Policia e Kosovës është e aftë dhe ka gjitha kapacitetet e nevojshme te përballet me këto struktura kriminale dhe se ne po bëjmë gjithë vlerësimet e nevojshme për mënyrën më efikase dhe kohën e përshtatshme për këtë. Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim, të sigurojmë lëvizjen e lirë për të gjithë dhe të luftojmë grupet kriminale pa dallim, në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të republikës sonë”, ka përfunduar Sveçla.
Në janar Italia do të zhvillojë një konferencë për Ballkanin. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili thotë se kjo konferencë do të organizohet për shkak të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Tajani thotë se do të përgatisin një sërë nismash politike në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata mes tyre. Tajani thekson se Italia dëshiron që të jetë protagoniste e paqes në rajon.
"Ka shumë tensione mes Kosovës dhe Serbisë, po mundohemi të bëjmë gjithçka që situata të mos përshkallëzohet. Janë një mijë ushtarë italianë në kufi që garantojnë stabilitet dhe paqe dhe janë e vlerësuar nga serbët dhe kosovarët. Italia dëshiron të jetë protagoniste në këtë rajon dhe të përshpejtojë rrugën europiane. Në janar do të organizojmë një lloj konference italiane për Ballkanin në Trieste për të përgatitur një sërë nismash politike”.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj është shprehur se ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit. Ai shton se “janë duke vazhduar me zhvillimin e forcave sipas standardeve më të larta të vendeve partnere të NATO-s”.
“Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë. Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA. Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!”, shkruan ai krahas një postimi në Facebook.
KFOR ka reaguar pas protestës së ekstremistëve të djathtë serbë në Jarinje.
“Sot, pas koordinimit aktiv me të gjitha palët, Forca e Kosovës – KFOR-i, Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve.
Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme.
#KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në #Kosovë.”- thuhet në njoftim.
Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas protestës së serbëve në Jarinjë. Kusari shkruan se Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë.
“Lutuni Zotit dhe mbahuni te Rusia shkruhet në sloganin e protestuesve serbë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Ata brohorisnin parulla shoviniste dhe çetnike. Mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste, i përkasin të shkuarës. Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë”, shkruan ajo.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas protestës së organizuar nga ekstremistët serbë pranë kufirit në Jarinjë.
Hoxhaj shkruan se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është përgjegjës për tensionet dhe se ka bashkëpunuar me grupin Wagner.
“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiçit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër SHBA. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, shkruan Hoxhaj.
Pas protestës së serbëve, në kufi me veriun e Kosovës ka reaguar shefi i Presidencës, Blerim Vela.
Përmes një postimi në tëitter, Vela shkruan se serbët tentuan të sulmojnë pikën kufitare të Jarinjës. Ai thotë se këto protestues duhet të ndalohen pasi janë vegla të Beogradit dhe Rusisë që kanë vetëm një synim, të destabilizojnë
“Ekstremistët e krahut të djathtë të lidhur me regjimin e Vuçiqit dhe me organizata ruse, sapo tentuan që ta sulmojnë pikën kufitare në Jarinjë. Këto organizata duhet të ndalohen pasi janë vegla të Beogradit dhe Rusisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin.” – ka shkruar ai.
Protestuesit serbë me maska në veri të Kosovës kanë brohoritur “Fuck NATO”, duke sharë kështu misionin e KFOR-it, i cili po qëndron pak metra më larg, në anën tjetër nga kufiri i Jarinjes.
Protesta e thirrur nga grupet serbe afër Jarinjës, pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, ka përfunduar. Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë. Organizatorët e protestës janë shprehur se serbët në veri të Kosovës janë “në presion të madh” dhe që nuk janë lejuar të marrin pjesë në protestë.
Kur e kanë përmendur presionin, ata kanë kritikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.
“Kemi dashur të shkojmë te KFOR-i, atje do të na ishin bashkëngjitur edhe disa persona tjerë, për t’i treguar KFOR-it që të largohet nga këtu, sepse nuk ka çfarë kërkon”.
Pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR janë parë prezent në anën kosovare të pikëkalimit në Jarinjë.
“Kjo është toka jonë dhe nuk pajtohemi me këto kalime administrative”, ka thënë, Damjan Knezheviç, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë "Patrulla Kombëtare" nga Serbia.
Ky grup e ka organizuar protestën dhe u ka bërë thirrje mbështetësve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjë – Hercegovinës, që t’iu bashkohen në afërsi të Jarinjës.
Ekstremistët serbë tentojnë të thyejnë kordonin e policisë.
Ata patën komunikim me tone të ashpra me policinë serbe, një kordon i së cilës po qëndron para tyre
Në një moment, protestuesit u nisën për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët.
Situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet problematike edhe ditën e sotme, pasi disa protestues ekstremist serb janë mbledhur ne pikën kufitare Jarinjë duke thirrur ”Kosova është zemra e Serbisë.”
Këtë të diel ekstremistët serb madje edhe ata të djathtë janë grumbulluar afër kufirit që ndan Kosovën me Serbisë, në anën e territorit serb si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.
Policia serbe e ka krijuar një kordon në afërsi të kufirit. KFOR dhe NATO kanë shtuar mbrojtjen në atë zonë.
Ndërkohë, raportohet së është edhe Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.
“Patrulla Kombëtare” njihet për veprimet e saj kundër emigrantëve, ekstremitetin dhe së fundmi për mbështetjen që i ka dhënë Rusisë në luftën kundër Ukrainës.
Organizata është e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Vagner”, të cilin e ka vizituar së fundi në Rusi.
Në protestën e serbëve në pjesën tjetër të Jarinjës, dy persona i kanë vendosur flakën një pankarte në të cilën shkruante “Marrëveshja e Brukselit”, e më pas, kanë paraqitur edhe një hartë të Kosovës me flamurin serb. Pamje live, nga atje, janë publikuar nga një faqe në YouTube, me emrin 'Serbin.info'. Ato janë shprehur se janë aty me qëllim që të zhbllokojnë kalimin për serbët nga Kosova, por nuk kanë munguar momentet provokuese.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të kryejë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës që ka në Novosellë. Me anë të këtyre stërvitjeve që do të zhvillohen ditët në vijim, do të trajnohen njësitet e KFOR-it, për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash.
Njoftimi për stërvitje vjen në një kohë kur situata në veri të Kosovës është e tensionuar dhe bëhet thirrje që serbët të heqin barrikadat e vendosura.
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO në ditët në vijim do të zhvillojë një stërvitje të rregullt ushtarake pranë bazës së saj në Novosellë.
Stërvitja synon të trajnojë njësitë e KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes në një situatë reagimi ndaj krizave dhe do të konsistojë në një seri simulimesh taktike dhe aktivitete logjistike duke përdorur kolona ushtarake me automjete të rënda inxhinierike dhe helikopterë.
Përmes ushtrimeve të rregullta, KFOR-i teston të gjitha aftësitë e tij dhe ruan nivelin e nevojshëm të gatishmërisë operacionale të nevojshme për të vazhduar përmbushjen e detyrave të tij.
#KFOR-i është plotësisht i përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve që banojnë aty.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për tensionet në veri të Kosovës duke fajësuar Beogradin. Në një intervistë për Der Spiegel, ai tha se tensioni që po vazhdon ende në veri të Kosovës është për arsyen se Beogradi synon të përcjellë panik. Edhe bashkimi Evropian, sipas fjalës së Kurtit, po i “bën presion” Serbisë të zgjedhë ose rrugën drejt Perëndimit dhe paqes ose drejt Rusisë dhe luftës.
“BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.
Kurti përmendi edhe kërkesën e paarsyeshme sipas tij që Serbia ka deklaruar dhe është bazuar në marrëveshjen që është bërë mes dy shteteve, e cila është kthimi i një mijë ushtarëve serb në Kosovë. Për ketë kërkesë, kryeministri i Kosovës tha se Vuçiç synon ta kthejë Kosovën pas në kohë, në të kaluarën e historisë së marrëdhënieve mes dy shteteve dhe kufirit territorial të tyre, por Kurti thotë se do sigurohet që kjo gjë të mos ndodhi.
“Duket se Vuçiç-i dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti.
Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.
Keto incidente nuk behen per te destabilizuar Kosoven,se po te donin aty e kishin kaq vjet pavaresi,do kishin ndodhur nja 100 te tilla.Mendoj se eshte loje e ruseve per te shperqendruar NATO-n dhe perendimin nga lufta ne Ukraine duke hapur nje peudofront te dyte ne Ballkan.
PërgjigjuArberori cfar po kerkon pa lidhje thirre albinin I here masandej edvinin jeni ba te bajatshem me epitetet Jo shkjau Jo ky serbi e te gjithe ju bashkpunoni me serbet 1 miljard euro ne vit Bejn serbet bigness ne vit vetem ne kosove Po ushtria kosoves ku ku gjindet apo sju duhet gja ushtria qe ne 2008 Deri me sot as je levizje nga qeverite e kosoves per te forcu. Mbrojtjen e territorit dhe njerzit
PërgjigjuJo vetëm shkja shqipfolës por edhe rus shqipfolës, ështé me zë dhe figur në mes Beogradit kur e dha betimin se do e kthej prap Kosovën nën serbi, ky ështé Edvin shkjau shqipfolës…! Do e shofim të gjithë së shpejti…!
Ka mundesi qe Sala e ka organizuar kete pune. Po shyqyr qe kemi Ramen se pale cbehej....
PërgjigjuKu janë ata të KFOR-it? Kan një javë që bëjnë gam gam kot! Do i hiqnin barrikadat shpejt, hiç, akoma aty janë! Si ka mundësi që nuk e kuptokin edhe këta plehra të Be-së që Serbisë nuk i bëhet vonë fare tek BE-ja, ata kanë kohë që e kanë zgjedhur anën e tyre, kan zgjedhur Rusinë, luftën dhe destabilizimin! Poshtërsinë po e tregojnë edhe 5 Shtetet që ende nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, edhe e shohin gjendjen që Serbia vetëm krijon probleme por prapë nuk e bëjnë një hap për t'a normalizuar situatën, nuk e njohin kastile! TURP për BE
PërgjigjuEja o Edvin shkjau shqipfolës ta thuash njé fjalë, si e ke vlla Vucicin fashist dhe a të plotsohet plan-programi i Putinit o tradhtar
PërgjigjuJu që hani e pallni jeni një sojë si shefi juaj vetëm shqipfolësa si Mara emigrante ne Itali:, Sumcja e Turi: e shumë e shumë të tjer të verbuar e pa ndjenja kombtare
O arberor kerkoja dosa osmanit dhe mister binit qe te degjojne ameriken , i lumte Edit qe e ka mik vucicin se eshte me mend edhe une nuk te dua te te kem komshi ty o trap shko lepibythen sales se ai eshte dhender serbi dhe ju a regillon mire si ju ka regulluar o idiot .kosova ti regulloje vete punet e saj .
He me vemje? Dole prap ti? Apo mbaruan groshet e ke dal per sufllaqe Shqupi.
Shko mer rrot idjoti.