Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi gjatë një interviste për Rudina Xhungën se pasuria e tij është pakësuar pas hyrjes në politikë, pasuri të cilët thotë ai ka krijuar para hyrjes në politikë për të shmangur shantazhet.
Për këtë deklarata ka pasur shumë reagime, ku një prej tyre ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe.
Deputeti i mazhorancës duke vënë në dyshim vënien e pasurisë prej 1 milion euro para se të hynte në politikë, ngre pyetjen se çfarë pune ka kryer Basha.
“Edhe ‘palleshë” të kish punuar na Amsterdam nuk do t’i kish bërë dot kaq pasuri e plaçkë”, shkruan Braçe.
Ndaj Bashës ka pasur akuza dhe hetim mbi dyshimet e korrupsionit gjatë ndërkimit të Rrugës së Kombit, kur mbante postin e Ministrit të Transportit, ku u akuzua për 200 milionë dollarë. Më pas Basha u akuzua edhe për leje ndërtimi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com