Basha: 1 në 10 banorë në vend hanë vetëm një herë në ditë, miliardat shkojnë për administratën kriminale

Basha: 1 në 10 banorë në vend hanë vetëm një herë në ditë, miliardat shkojnë për administratën kriminale

1560428368_basha.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin duke thënë se shqiptarët nuk kanë asnjë të ardhur për të siguruar kushtet minimale të jetesës, dhe nga ana tjetër jepen fonde për të cilat qytetarët nuk marrin asnjë shërbim.

"Tre vite pas kalimi të reformës në drejtësi Tahiri i cili u kap duke trafikuar drogë është akoma i lirë. Procesi i Shullazit është bërë odise. Tre ditë më parë Bild botoi pesë përgjime zyrtare të cilat të verifikuara janë autentike dhe pjesë e dosjes hetimore 339/1.Të gjithë i dëgjuan bisedat e Avdylajve me PS për emërimin e Elton Arbanës i cili është kandidati i Astrit Ramës dhe Edi Avdylajt.Prokuroria shqiptare në duart e Ramës jo vetëm që nuk. Rama është ai që i solli kriminelët në parlament duke shkelur kushtetutën dhe ligjin, që urdhëroi uljen e dënimeve për kriminelët. Është ai që u kap me aferën tek unaza me një kompani fantazëm pa asnjë përgjegjës deri më sot. Ai u trimërua nga njerëz që flasin kodra pas bregut teksa trashen me verëra. Ndërtuesi i Milot-Balldren një ish deputet. Daja e një tjetri ka marrë në dorë rrugën e Arbrit. Gjendja në vend ka arritur në kushtet më rënda ekonomike. 1 në 10 banorë në vend ushqehen vetëm një herë në ditë. Shqiptarët janë larguar nga vendi, ndërkohë që 1 miliard euro janë shpenzuar për administratën kriminale të Edi Ramës, ndërkohë që në pediatri nuk gjende as paracetamol. 2.8 mln euro Edi Rama ia ka ndarë oligarkëve të babzitur. 140 mln euro është fatura e gjykatave për largimet e padrejta nga puna. Kjo shoqëri ka mbyllur sytë para krimit tepër gjatë, por jo më", tha Basha


Lajmi kryesor:

Si do t'i pengojë opozita zgjedhjet? Basha: Qytetarët kanë forcën për të mos lejuar grusht shteti VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje