Si do t'i pengojë opozita zgjedhjet? Basha: Qytetarët kanë forcën për të mos lejuar grusht shteti VIDEO)

Në një konferencë për gazetarët, lideri demokrat Lulzim Basha u shfaq me një siguri pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit duke thënë se Shqipëria sot po shkon drejt një grushti të shtetit pasi Rama qeveris duke bashkëpunuar me kriminin.

Por ndonëse ky i fundit ka deklaruar se datë e re do dakordësohet me marrëveshje mes palëve politike, Basha u shpreh i vendosur se nuk do të ketë asnjë marrëveshje dhe dialog me Edi Ramën kryeministër.

Basha tha se nuk i ka kërkuar dhe nuk do t'i kërkojë asgjë presidentit Meta. Ai deklaroi se vendimi i kreut të shtetit nuk ka asnjë moment pauze, dhe se protestat do të vijojnë.

Por kryedemokrati ra në kontradiktë teksa tha  se Edi Rama ka faktuar që Rama nuk do t'ia dijë për miqtë ndërkombëtarë, në një kohë kur këta të fundit kanë kërkuar që zgjedhjet të bëhen më 30 qershor dhe palët të nisin dialogun për zgjidhjen e krizës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
Si do t'i pengojë opozita zgjedhjet? Basha: Qytetarët kanë forcën për të mos lejuar grusht shteti

I pyetur nga gazetari i Report Tv, Elis Memelli se cila është strategjia e opozitës për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit, lideri demokrat Lulzim Basha u përgjigj se "qytetarët kanë forcën kurajën dhe vendosmërinë për të mos lënë që vendi të shkojë në kushtet e një grushti shteti".

Ora 14:42
Basha: Rama me 'vëllain' e Putin tentuan të krijonin një destibalitet në Ballkan

1560195523_bashaaa.jpg

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli lidhur me akuzat e socialistëve se është nën ndikimin rus. Ai tha se i vetmi me lidhje me Rusinë në vend është Rama.

"Shteti më pro Rus në Ballkan është Serbia. Presidenti i Republikës është Vuçiç i cili e konsideron Putin vëllain e tij të madh. Ata bashkë me Ramën tentuan të krijonin një destibalitet në Ballkan. Nëse ka një politikanë pro Rus në vend ai është Edi Astrit Rama Avdylaj", tha Basha.

Ora 14:38
Basha: Nuk do i kërkoja asgjë presidentit. Nuk ulem me Ramën pa u dorëhequr si kryeministër

1560426649_basha7.jpg

A do t'i kërkonte presidentit shpërbërjen e parlamentit? Kreu demokrat gjatë një konference për mediat me gazetarët tha se nuk i ka kërkuar dhe nuk do t'i kërkojë asgjë presidentit Meta.

I pyetur për tërheqjen nga protesta pas thirrjes së Presidentit Meta, të shtunën e 8 qershorit kur ai anuloi zgjedhjet, Basha tha se nuk ka asnjë moment pauze, dhe se protestat do të vijojnë.

Lideri demokrat tha se nuk do të tërhiqet nga largimi i Edi Ramës. "Ai që ka shkaktuar problemin nuk mund ta zgjidhë problemin", tha Basha. Ai tha se nuk do të ulet në tryezë me Ramën, edhe nëse tryezën e thërret Presidenti Meta. Përsakohë Rama është kryeministër, nuk ka dialog- theksoi Basha.

"Unë nuk i kam kërkuar asgjë dhe nuk do t’i kërkoj asgjë presidentit të Republikës, sepse unë nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize përmes akteve të presidentit të Republikës. Edi Rama ka faktuar se nuk do tja dijë për kushtetutën, as për ligjet, as për drejtësëinë, as për miqtë ndërkombëtarë, sepse është thjesht një njeri i kapur në krim dhe i kapur nga krimi.e vetmja forcë që mund ta ndalë rënien e kësaj shoqërie nën tiraninë e krimit dhe korrupsionit, me në krye një ilegjitim si Edi rama është forca e njerëzve të bashkuar. Kështu ka ndodhur kudo ku shoqëritë e civilizuara janë përballur me sprova të tilla, kështu po ndodh edhe këtu. Ftesa ime ndaj çdo qytetari është që të heqë çdo iluzion se do ketë ndonjë zgjidhje “deus ex machina”, me dorën e Zotit.", u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Për të, zgjedhjet nuk janë çështje date.

Ora 14:28
'Lepuri fle tek reforma në drejtësi'/ Basha- Ramës: Në kushtet europiane kryeministri do ishte në arrest

1560428408_basha.jpg

Gjatë konferencës për shtyp lideri demrokrat Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të kreut të qeverisë Edi Rama se i trembet reformës në drejtësi.

"Holandezët i kanë kthyer një përgjigje Edi Ramës, ata flasin drejtë. Ju e dini, unë i njoh mirë. U kap me skandalin e Xibrakes, me Tahirin, Xhafën dhe vëllain e tij trafikant, duke mbrojtur Rrahman Rrajëm, tha po bëhet për të penguar Reformën në Drejtësi. Sipas kësaj reforme njerëzit duhet të hetoheshin. Kushdo e kupton se ai që do të kapë reformën në drejtësi është ai që ka kapur gjykatat, ka lënë vendin pa gjykatë kushtetuese. ky është i vetmi njeri që nuk e do reformës në drejtësi dhe emrin i tij është Edi Avdylaj ose Edi Rama.

Po të ishim në kushtet europiane ky kryeministër duhet të ishte në arrest, ndërsa në kushte ballkanike do kishte ikur në post. Për të ikur nga kjo, ka vendosur telenovelën president 30 qershor. Ai do mbajë përgjegjësi pasi largimi i tij është i panegociueshëm", tha Basha.

Ora 14:27
Basha: Rama po i organizon zgjedhjet me njerëz të inkriminuar, shqiptarët do reagojnë si evropianët

1560429047_basha8.jpg

I pyetur nga gazetarët nëse do u bëhet thirrje qytetarëve shqiptarë për dhunë më 30 qershor, kryedemokrati Lulzim Basha tha se thirrja që opozita u bën qytetarëve është të sillen siç evropianët do të vepronin në një situatë të njëjtë,

"Ne kemi një situatë të re politike në vend. të gjithë këtij konflikti i duhet dhënë fund me një marrëveshje politike. Diçka ka ndryshuar pas dekretit të presidentit. Procesi që kërkon zoti Rama është jo kushtetues. I kam bërë thirrje qytetarëve të veprojnë si të gjithë evropianët kur përballen me të tilla situata, dhe lojëra të tilla që po bën Edi Rama dhe një grusht kriminelësh.

Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, nuk janë të ligjshme, dhe nuk janë të bazuara në kushtetutë. Nëse këto zgjedhje planifikohen nga njerëz që duhej të kishin qenë në burg, nuk mund të quhen zgjedhje të ligjshme, nuk përfaqësojnë zgjedhje zyrtare. Ne insistojmë që janë të organizuara nga njerëz të inkriminuar, nuk mund të zhvillohet një proces fals i zgjedhjeve. Opozita i bën thirrje që të veprojnë ashtu sikurse do të vepronte shoqëria perëndimore në një situatë të tillë", tha Basha.

Ora 14:17
Basha: 1 në 10 banorë në vend hanë vetëm një herë në ditë, miliardat shkojnë për administratën kriminale

1560428368_basha.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin duke thënë se shqiptarët nuk kanë asnjë të ardhur për të siguruar kushtet minimale të jetesës, dhe nga ana tjetër jepen fonde për të cilat qytetarët nuk marrin asnjë shërbim.

"Tre vite pas kalimi të reformës në drejtësi Tahiri i cili u kap duke trafikuar drogë është akoma i lirë. Procesi i Shullazit është bërë odise. Tre ditë më parë Bild botoi pesë përgjime zyrtare të cilat të verifikuara janë autentike dhe pjesë e dosjes hetimore 339/1.Të gjithë i dëgjuan bisedat e Avdylajve me PS për emërimin e Elton Arbanës i cili është kandidati i Astrit Ramës dhe Edi Avdylajt.Prokuroria shqiptare në duart e Ramës jo vetëm që nuk. Rama është ai që i solli kriminelët në parlament duke shkelur kushtetutën dhe ligjin, që urdhëroi uljen e dënimeve për kriminelët. Është ai që u kap me aferën tek unaza me një kompani fantazëm pa asnjë përgjegjës deri më sot. Ai u trimërua nga njerëz që flasin kodra pas bregut teksa trashen me verëra. Ndërtuesi i Milot-Balldren një ish deputet. Daja e një tjetri ka marrë në dorë rrugën e Arbrit. Gjendja në vend ka arritur në kushtet më rënda ekonomike. 1 në 10 banorë në vend ushqehen vetëm një herë në ditë. Shqiptarët janë larguar nga vendi, ndërkohë që 1 miliard euro janë shpenzuar për administratën kriminale të Edi Ramës, ndërkohë që në pediatri nuk gjende as paracetamol. 2.8 mln euro Edi Rama ia ka ndarë oligarkëve të babzitur. 140 mln euro është fatura e gjykatave për largimet e padrejta nga puna. Kjo shoqëri ka mbyllur sytë para krimit tepër gjatë, por jo më", tha Basha

Ora 14:14
Basha: Shkarkimi i Metës, farsë! 30 qershori datë krimi kushtetues...miqtë e Shqipërisë duan zgjedhje të parakohshme

1560428408_basha.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti farsë dhe teatër nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas anulimit të zgjedhjeve, duke thënë se përfundoi vetëm me një rezolutë në parlament. Basha para gazetarëve, tha se Rama po bën një krim kushtetues duke këmbëngulur për 30 qershorin.

"I vënë përballë kërkesës për largimin e përgjegjësit për këtë krizë të rënë politike dhe ekonomike, krijimi i një qeverie tranzitore, Edi Rama ka vënë në lojë teatrin  e e shkarkimit të Edi Ramës dhe bën teatër me datën 30 qershor. E gjitha ka një qëllim: të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik, se e gjithë bota e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimet. Një njeri që ka ardhur në pushtet me krimin. farsa e nisur me shkarkim të presidentit, që përfundoi në një rezolutë dhe pastaj në një qortim jetik, bëhet vetëm se Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen nga fakti se është kapur të vjedhë zgjedhjet, të vjedhë qytetarët. Është pjesë e teatrit, që të ruajë pushtetin e paligjshëm, nëpërmjet të cilit ai dhe një grusht njerëzish rreth tij pasurohen, ndërsa fëmijët e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë.", tha Basha.

Kreu demokrat tha se miq të Shqipërisë, duke nënkuptuar ndërkombëtarët, duan që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por pa përmendur asnjë emër.

"Gjatë 48 orëve të fundit, shumë miq të Shqipërisë, kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i shqiptarëve, interesi publik dhe Edi Rama t’i hapë rrugë një procesi politik, i cili kërkon asgjë më shumë, dhe asgjë më pak se standardin europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një parlament legjitim, nga populli, për popullin dhe për popullin; jo nga kriminelët, të kriminelëve dhe për kriminelët. Sfidimi i hapur që Edi Rama bën, përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik, kur tashmë 30 qershori ligjërisht nuk përbën më nga pikëpamja kushtetuese një datë zgjedhjesh, por përbën nga pikëpamja politike dhe njerëzore një datë krimi kushtetues, një akti grusht shteti dhe krimi mbi çdo shqiptar, ky sfidim bëhet me një dhe një qëllim që Edi Rama të ketë mundësinë të negociojë kokën e tij, pasurinë e tij për pushtetin e tij, të një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh që e mbajnë me serume kufomën e tij politike dhe organizatën e tij të shpartalluar kriminale të Rilindjes nga zbulimet e deritanishme dhe ato të pritshme të aktivitetit të tyre kriminal dhe korruptiv. 

Por ora nuk pret, koha është e pamëshirë. Ne do të humbim javën e ardhshme për herë të katërt shanset për të hapur negociatat me Europën. Pse-ja është e shkruar e zezë me të bardhë, nga një prej vendeve që e ka zakon të flasë hapur dhe shkoqur, Mbretërisë së vendeve të Ulëta: nuk luftohet korrupsioni, nuk luftohet krimi", u shpreh kryedemokrati.

Ora 14:06
Basha: Mbretëria e Holandës hodhi poshtë propagandën e Edi Ramës

1560426614_basha3.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha tha se vendimi i mbretërisë së Holandës hodhi poshtë propagandën e Edi Ramës.

"Mbretëria e Holandës me atë vendim, duke hedhur poshtë propagandës së shpërlarë të Edi Ramës, ka sqaruar plotësisht arsyet pse refuzon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Mungesa e luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edhe në SHBA ka një radiografi të plotë se çka ngjarë në periudhën 6 vjeçare të qeverisjes së Edi Ramës”- tha Basha.

Ora 14:00
Basha: Bandat bëjnë xhiro nga restorantet ku paguajnë mijëra euro drejt zyrës së Edi Ramës

1560426649_basha7.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi se teksa shqiptarët u dergjën burgjeve për shkak se nuk paguan faturat e dritave, oigarkët qëndrojnë të lirë pasi janë ortakët e Ramës në pushtet.

"Dhjetëra qytetarë shqiptarë u arrestuan dhe dergjën burgjeve për pamundësinë për të paguar faturën elektrike. Shumë prej tyre humbën jetën në kushtet shtazore,ndërkohë që kriminelët bredhin të lirë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' nga restorantet ku paguajnë mijëra euro drejt zyrës së Edi Ramës. Pasi ata janë ortakët e tij në pushtet. Këta njerëz diktuan emërimet dhe tenderimet në të gjitha organet e vendit. Nga bregdeti tek minierat nuk jepej asgjë pa kaluar nga Edi Rama dhe oligarkët e tij grabitqarë", tha Basha.

Ora 13:55
Basha: Me Edi Ramën në pushtet Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti

1560428341_basha.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria sot po shkon drejt një grushti të shtetit pasi Rama qeveris duke bashkëpunuar me kriminin.

"Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti me Edi Ramën në pushtet. Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion dhe asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të cilat u diktuan nga krimi dhe kërcënimet, shantazhet shitblerja e votës nga Advdylajt dhe Bajrat. Anembanë Shqipërisë rrjtet kriminale të konsideruan si të tilla nga raportet, dy vite më parë të udëhruar nga Rama dhe kupola socialiste asgjësuan procesin zgjedhor. Raporti i ministrave teknikë në  fund të korrikut të vërtetoit shitblerjen e votës. Për më shumë se dy vite prokuroria fjeti mbi dosjet kriminale për të kapur në flagrancë kriminelët duke bashkëpunuar me Ballën, Sterkajn, Gjinknurit, Manjën dhe Xhemal Qefalinë. Kjo shkallë masive e shitblerjes së votës ishte shkaku i vetëm i rezultatit paradoksal. Por kjo nuk ka nisur në 2017. në 2015 Rama kandidoi për bashkitë në vend kriminelë të kërkuar nga interpoli me disa emra. Kjo është fillesa e lidhjes me krimin. në parlamentin e vitin 2013 deputetët e PS erdhën nga burgur të kërkuar për trafik droge, vajzash, vrasje dhe lidhje me krimin e organizuar. 2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin e organizuar. shumëkush mund të mos e ketë dëgjuar

Rama e nisi me krimin që në krye të bashkisë së Tiranës. Gjatë kohë kur qeverisi Tiranën nuk dha kurrë një plan të përgjithshëm urban me qëllimin që të ishte vetë Ali e vetë Kadi për dhënine e lejeve për ndërtime. Këto 10 vite shërbyen që të akumulonte muskulin kriminal", tha Basha.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italio: 13/06/2019 18:20

    Vazhdo ti Lulush Ha mutjaltush se te ben mire.

    Përgjigju
  • Bruno: 13/06/2019 18:09

    Mos fol shume per Avdylajt. Se po te jesh me vertete armik i tyre te kishin asgjesuar.

    Përgjigju
  • Vera: 13/06/2019 16:48

    Vrave 4 te paarmatosur mes Tiranes dhe thua grusht shteti Rama? Vodhe miliarda nga rruga e kombit dhe na flet per varferi?Jepi milionat qe harxhon per protesta fukarenjve meqe te ka zen meraku. Populli eshte me Ramen dhe do shkoj te votoj me 30 qershor.Ajo eshte data qe me kushtetute ka vendos Lilo mordja qe se merr. Ti je hollandez dhe lobon kunder atdheut tend mor plere.Mos kujtoni se gjith shqiptaret jan injorant e kriminel si ato qe nxirrni ne protesta juve.Nxoret femijet e maskuar te qellojne policine si te ishim ne Palestine....imagjino nivelin ku ju degdisi psikopati plaku Mere.Si mund t'ju besoj populli pasi shikon ato skena? Nuk esht me populli injorant sic e la diktatura ne '97...tani ka progres dhe pervec plerave qe keni rrotull askush nuk ju mbeshtet me.Turp e zoti ju dergoft vetem dhimbje ne familjet tuaja.

    Përgjigju
  • Populli: 13/06/2019 14:59

    Ee o kingu je ne ndjekje penale ne USA ti dhe partia jote PD per sponsorizimet dhe lobimet ruse dhe mos harro sa per ate tjetrin fotografite e Luan Rames dhe Putin jane bere model i hipokrizise ne departamentin e shtetit ne USA dhe shembull i mashtrimit ne librat e shkolles se diplomacise amerikane. Pastaj mos harro se je nje vrases dhe vrasesit nuk vijne kurre ne pushtet ne nje shoqeri vlerash demokratike. Pra te dy e kini mbyllur karrieren. Leruani vendin reformatoreve mos e thelloni gabimin.

    Përgjigju
  • Haha: 13/06/2019 14:54

    Haha o legen tap fare je

    Përgjigju
  • ato rropt: 13/06/2019 14:37

    mos e prek fukarane aty ku dhemb ore kamarjer se nuk ben.ne vend qe te vini duke u permiresuar dhe bashkepunuar per kete popull mendjen e keni vetem ik ti te vjedh une se nuk u ngopa.por nga hundet do ju dale nje dite.vonon por nuk harron or qyqar.nuk e shpeton dot kerrmen berish dhe kermen meta.biletat pa kethim i kane te prera nga USA dhe BE

    Përgjigju
  • Orioni: 13/06/2019 14:33

    Ky thote me Edin nuk shkohet ne zgjedhje kurse me Lulushin shkohet.Shko jep llogari ne bruksel njehere ti apo do marresh raport mjekesor prap

    Përgjigju
  • Iliria e bashkuar: 13/06/2019 14:28

    I shpifur dhe i keq, nese ke prova shko ne gjyq dhe trego.

    Përgjigju
  • Arbër: 13/06/2019 14:24

    I plehër ik nga vendi im se ti kurr nuk do ia arrish qëllimit tënd që të fusësh vllavrasje në meain ton ashtu si bëri njerku yt berishoviq...!!!

    Përgjigju
  • Rrota: 13/06/2019 14:11

    Po ty si te duket vetja luli.... je deri ne kryke me mute..... Ike o k... sa seshte vone se do e hani te gjithe me duket.... gati eke godine e re te 313

    Përgjigju
  • i pikelluari: 13/06/2019 14:07

    te rane puplat o lul.i ka ngref ed rama snajperat si saliu me duket ahahah.dhe per fatin tend te keq e perkrahin dhe USA dhe BE

    Përgjigju
  • Floriri: 13/06/2019 14:07

    Grusht shteti I imagjinuar ose ,ose presidenti ka menduar edhe per kete ,ne iu bindet njeri https://ads1.medium.al/www/delivery/ck.php?oaparams=2__bannerid=282__zoneid=1__cb=9abb8efa3b__oadest=https%3A%2F%2Fbankacredins.com%2Ffushata-depozita%2FMe ushtrine ai na kercenoi qe pa marre detyren kur bente fushate per lesheline Qe ahere duhej qeruar

    Përgjigju
  • Lipsur qofshi: 13/06/2019 14:04

    O hengsh nje grusht pas koke e u qerofsh nga kjo dynja! Fare e keqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi