Basha: 10 kriminelë mbahen në burg si VIP-a, flasin në celular me drejtorët e burgjeve

Basha: 10 kriminelë mbahen në burg si  VIP-a, flasin në celular me drejtorët e burgjeve

1557323562_basha2.jpg

Kryedemokrati Basha ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit po zhyt vendin në krizë ekonomike. Ai tha se e gjithë ekonomia e vendit është në duart e 10 oligarkëve të Ramës, që përftojnë çdo tender. Basha tha se fushata e Edi Ramës bëhet nga 10 kriminelë, që sipas tij trajtohen si "VIP-a" në burgje.

"Ndaj i është vërsulur sipërmarrjes dhe sipërmarrjes së vogël në veçanti. Të vetmit që bëjnë hajër janë oligarkët që nga mëngjesi deri në darkë dhe rrinë me Ramën duke bërë plane si të grabisin buxhetin dhe pasuritë e shqiptarëve. 10 njerëz, 10 hiena grabitqare, 10 të ashtuquajtur biznesmenë, prandaj i ka shkatërruar gjithë të tjerët. Gjithçka vetëm për këta të 10 që i puthin dorën e gjithçka edhe atë që s’thuhet, se bashkë ndajnë lekët e shtetit. 10 kriminel kanë në dorë trafikun e drogës, hyjnë e dalin nga burgu, rrinë online e flasin me shefat e burgut. Janë ato që bëjnë fushatën elektorale të Edi Ramës. Janë shtyllat e pushteti të tij", tha Basha.

 


Lajmi kryesor:

Basha i bindur: Vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, do bllokojmë votimin në 30 qershor


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror