Basha i bindur: Vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, do bllokojmë votimin në 30 qershor

Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama se zgjedhjet nuk do të shtyhen, kreu i Partisë Demoratike, Lulzim Basha beson ende te skenari i tij. Ai është i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen dhe se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nga Korça, Basha ka riartikuluar se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, e ndërsa nuk ka asnjë tërheqje nga ana e Partisë Demokratike për të bllokuar procesin e votimin në çdo qytet të Shqipërisë. Sa i përket datës se kur do mund të mbahet zgjedhjet e parakohshme, kryedemokrati e cilësoi këtë si një detaj të parëndësishme. E rëndësishme, sipas tij, është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit, që do t'i hapte rrugën zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

" Më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fals, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet. Zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë. Data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është e parëndësishme por zgjedhje me Edi Ramën Shqipëria nuk do të ketë më, një përdhunues serial i zgjedhjeve, koka e sistemit me krimin duhet të shkojë para drejtës. Ai nuk meriton të marrë pjesë në zgjedhje por të paktën ne duhet të kërkojmë se ai nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fals, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë", u shpreh Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
Demokrati 'kritikon' Bashën: Je shumë i butë, ndaj njerëzit të gënjejnë kollaj, ji më i ashpër

1557325453_Sequence01.00120503.Still017.jpg

Pas vizitës së tij në Korçë, Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll. Një prej demokratëve të Devollit ka preferuar që t'i japë disa këshilla Bashës, përpara se të marrë postin e Kryeministrit. Ai i tha mirësjelljen që Basha ka, demokratët e kanë marrë për dobësi. Për këtë arsye, demokrati e ka "kritikuar" Bashën që të jetë pak më i ashpër me veten dhe brenda partisë.

Qytetari: I dashur kryetar sot nuk ta uroj mirëseardhjen, do ta uroj kur të jesh kryeministër. Kur të marrësh Qeverinë dukesh që je shumë i butë dhe tolerant. Nuk duhet të dëgjosh njerëzit që vijnë për servilizma. Mos jepni subvensionime se do t’i marrin ata që të ndjekin nga pas. Ulni naftën, zgjidhni ambasadorët që vijnë jashtë, se ndyshe nuk ka sesi.Subvencionime nuk duam në dorë se nuk dihet se nga venë. Ji içik më i ashpër brenda vetes dhe brenda partisë se do të gënjejnë se je shumë i butë. E shohim se pakënaqësia ka vajtur, të mos i diskutojmë këtra punë se na ka vajt thika në zemër. Edhe këta djemtë që kanë mbetur do ikin nëse nuk punon PD-ja.

Basha: Ti do që të flasë butë dhe të veprojë fort, apo dikë që të flas fort dhe të mos punojë. Veprimet i gjykoni ju. Çfarë vendimesh kam marrë, atë gjykoni. Edukata nuk është dobësi. Mjerë ata që marrin edukatën time si shenjë dobësie.  Këta po na i kthejnë vizat dhe shumë e shumë vendime të tjera. Tjetër gjë është të flasësh shumë dhe të mos bësh asgjë, tjetër gjë është të flasësh me edukatë dhe të marrësh vendime të forta.

Basha: Produktet tona nuk janë të subvencionuara, si qeveria e serbise fut këtu prodhimet e saj,dhe ne jovetëm që nuk kemi mundësi t’I transportojmë ato në Serbi por as në vendin tonë nuk po i tregëtojmë dot.

Ora 16:46
Basha: 10 kriminelë mbahen në burg si VIP-a, flasin në celular me drejtorët e burgjeve

1557323562_basha2.jpg

Kryedemokrati Basha ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit po zhyt vendin në krizë ekonomike. Ai tha se e gjithë ekonomia e vendit është në duart e 10 oligarkëve të Ramës, që përftojnë çdo tender. Basha tha se fushata e Edi Ramës bëhet nga 10 kriminelë, që sipas tij trajtohen si "VIP-a" në burgje.

"Ndaj i është vërsulur sipërmarrjes dhe sipërmarrjes së vogël në veçanti. Të vetmit që bëjnë hajër janë oligarkët që nga mëngjesi deri në darkë dhe rrinë me Ramën duke bërë plane si të grabisin buxhetin dhe pasuritë e shqiptarëve. 10 njerëz, 10 hiena grabitqare, 10 të ashtuquajtur biznesmenë, prandaj i ka shkatërruar gjithë të tjerët. Gjithçka vetëm për këta të 10 që i puthin dorën e gjithçka edhe atë që s’thuhet, se bashkë ndajnë lekët e shtetit. 10 kriminel kanë në dorë trafikun e drogës, hyjnë e dalin nga burgu, rrinë online e flasin me shefat e burgut. Janë ato që bëjnë fushatën elektorale të Edi Ramës. Janë shtyllat e pushteti të tij", tha Basha.

 

Ora 16:19
Arrestimi i Balliut/ Basha: Nuk ka burg që na tremb

Fjalën e tij me qytetarët e Korçës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi me arrestimin e deputetit të tij, Klevis Balliu. Basha ripërsëritit deklaratën e tij duke thënë se Balliu po bën një burg politik që ka ardhur sipas tij, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të zbatuar nga Lleshaj dhe Veliu; këtoi të fundit Basha i etiketoi si 'zagarë të Ramës'.

Për Bashën, Balliu nuk ka kryer asnjë vepër penale, por e argumenton se thjesht ka mbrojtur familjet shqiptare që qeveria Rama po ua prish shtëpinë.

"Dua t’ju përcjell sot nga kjo sallë përshëndetjet e deputetit Klevis Balliut, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejt të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë, Sandër Lleshaj, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të policisë së Tiranës. Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar. Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t’i mbrojtur nga dhuna. Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar. Mesazhi që do të përcjellë Rama është se unë nuk pyes, arrestoj edhe përfaqësuesit politikë të opozitës, edhe deputetë, i çoj në prokurori ata që denoncojnë, siç bëri Ervin Salianji", tha Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqif: 08/05/2019 20:07

    Lulushke hajt mos u merzit, lyeje me pak vaj edhe meri ata malokerit e tu te zbritur nga pylli e shpellat (jo maloket e kulturuar pa i perfshire aspak) dhe shkoni atje ne stanet e veriut mbi 1500m nga niveli i detit se ktu ska vend per injorante e te pashkolluar si ju.

    Përgjigju
  • Populli: 08/05/2019 18:53

    Pa provoje njehere more halabak do e pesosh me keq se kerrici I Fahriut

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/05/2019 18:48

    Me 30 qershor do hash nje m....te madh o Bashe

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 08/05/2019 18:31

    Me bajga si Balliu i Salianji do vic ne pushtet o Lulke xinxifja

    Përgjigju
  • Asolingo: 08/05/2019 18:05

    O lul ty vetem kopshti zologjik te ben derman o trushkulur o pinjolli i sales.

    Përgjigju
  • Raul: 08/05/2019 17:33

    Shih endrra me sy hapur trap, i shkofshi prapa kryefunderrines Klevis Kerrici i Faros, vdekte Flamur Herman Geringu që bllokon rrugët e njerzve të lirë

    Përgjigju
  • xreport: 08/05/2019 16:58

    enderro enderro buz qumesh i lalit

    Përgjigju
  • Populli: 08/05/2019 16:57

    Ketyre dokrrave te tua populli i thote pordhe me rigon o Luli

    Përgjigju
  • Xxc: 08/05/2019 16:24

    Pirth pirth o i mbaruar.

    Përgjigju
    • Raul: 08/05/2019 19:07

      Bëje provë të bllokosh votimin dhe do përfundosh si Gedafi ti dhe Flamur Herman Geringu, populli do ju marrë zvarrë ashtu si Gedafin besoj e ke parë, se të kemi duruar mjaft me bllokimin e rrugëve mor zagar

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror