Basha apo Berisha është “pengu” i Ramës ?

Basha apo Berisha është “pengu” i Ramës ?

Prej 5 muajsh, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka nisur beteja e selisë, dhe kauza e vetme me të cilën ata sulmojnë njëri-tjetrin deri tani, është “ti i shërben Edi Ramës, ti je pengu i Ramës, ti je tubi i oksigjenit i Edi Ramës” etj.. Por duhet thënë, se që të dy “kryetarët” po tregohen të matur përsa i përket akuzave për dosjet korruptive apo penale. Që Saliu e ka frikën e diçkaje të madhe, ajo dihet, por edhe Lulzimi duket se nuk ka guximin të flasë me emra, që ndoshta do ta kishin gozhduar liderin historik. Por ata kanë zgjedhur të “luftojnë” me akuzën qesharake “je pengu dhe shërbëtori Edi Ramës”.Por në të vërtetë, kush i “shërben” më tepër me veprimet e tij zotit Rama?

Kjo mbetet të shohim gjithë ecurinë 8 vjeçare të kalesave politike, veprimeve dhe mosveprimeve, mbetet të dalin në publik urdhërat dhe “këshillimet” e atij, që edhe pse u tërhoq nga politika, ishte i pandashëm nga selia e partisë. Gjithsesi, “pengu dhe shërbëtori i Ramës”, është refreni i betejës Basha-Berisha, dhe kjo e pavërtetuar me fakte. Edi Rama, ka qenë dhe mbetet indiferent lidhur me debatet dhe betajat që po ngjasin në selinë e Partisë Demokratike. Ai mbetet njeriu i fundit, që interesohet për fatin e Berishës apo Bashës, aq më tepër të partisë tyre, por dhe njeriu i parë që u ka shtrirë atyre dorën e bashkëpunimit të sinqertë institucional, pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Ndoshta kjo ftesë e hapur dhe e pakompleksuar, u trajtua dhe vazhdon të trajtohet si “aferë e Ramës për ta marrë peng Bashën”. Kjo logjikë i shkon për shtat vetëm një mëndje të sëmurë, që gjendet tek politikanët ballkanas. Ajo ç’ka kërkoi Edi Rama, ngjet në çdo vend demokratik europian, dhe nuk ka kurrë synim të “zhdukë opozitën” as të marrë “peng” kryetarin e saj, por synon të rrisë bashkëpunimin institucional mes pozitës dhe opozitës, në realizimin e reformave dhe perfeksionimin e shtetit ligjor.Por Sali Berisha, mbetet i pandryshueshëm,dhe etaloni i njeriut që edhe të bardhën ka borxh ta nxijë, brënda një ore.

Duke shkatërruar me dashje një parti politike, gjithkush i shërben një kauze të paragjykuar, e cila në rastin konkret, është kthyer në shkak absurd, që të shtunën e 8 Janarit, ai ti japë “dorën e fundit revolucionit paqësor”. Edi Rama,nuk ka patur,dhe nuk ka nevojë,të ketë “pengje dhe shërbëtorë” të zgërlaqur, kur është fjala për ujdira dinjitoze në politikë. Sali Berisha, e ka kapur fort ftesën e tij postzgjedhore për Partinë Demokratike, dhe e ka kthyer në akuzë ndaj pasardhësit të tij, që kërkon ta nxjerrë nga selia me turmën në 8 Janar. Eshtë e rrallë dhe e habitshme, se si Berisha ka arritur që fjalorin dhe akuzat që përdor në çdo dalje të tij, i ka “injektuar” edhe tek drejtuesit e forumeve dhe të rinjtë që e mbështesin. Si mundet, që në 2022, të rinj dhe të reja, djem dhe vajza, të dalin para kamerave dhe të imitojnë me pikë dhe presje, çdo citat të liderit historik, çdo gjetje folklorike të tij ndaj Lulzim Bashës, duke harruar se ata duhet të jenë e ardhmja ndryshe e asaj partie ? Duke përdorur me zell të paparë fjalët “pengu, bunkeri, lulbrava, uzurpatori partisë”,dhe të tjera zhargone të liderit historik, edhe “rinia e ardhmja e partisë”, tanimë është duke ecur besnikërisht në udhën kuturru të “udhëheqësit”. Revolucioni i Berishës, mbetet shërbesa më e mirë, që ai po i bën shkatërrimit të asaj partie,zhdukjes së opozitës,dhe mbrojtjes së tij nga ndëshkimi amerikan.Kjo natyrisht, rrëzon gjithë togfjalëshin e përdorur deri sot nga lideri historik në betejën e “foltores”, por vërteton diçka tjetër që do të ishte mirë që shqiptarët ta dinin, më mirë vonë se kurrë…..

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike