Basha apo Berisha, kush e merr PD? Frrok Çupi: Çështja ka kaluar në gjykatë, duhen vite për të dhënë vendim! Skandali i pagave tregon raportet e dëmtuara që ka individi me ligjin

Analisti Frrok Çupi parashikon një kalvar të çuditshëm që do të zgjasë me vite brenda Partisë Demokratike me përplasjet Berisha-Basha. Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv, Çupi tha për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj se tashmë çështja është në gjykatë dhe që kjo e fundit të dalë më një vendim se kë statut do të njoh dhe regjistrojë do i duhen vite të tëra. Analisti u shpreh se përtej kërcënimeve që bën Sali Berisha, në fakt nuk do të ketë asnjë marrje selie të PD me dhunë.

"Kjo gjendje që është tani që do të marr zyrën apo do shkojë në gjyq do të vazhdojë deri në 2025, për arsye të ligjit. Pasi çështja nuk ka lidhje me kërcënime fizike , por çështja ka shkuar në gjykatë dhe duhet pritur fjala nga ajo. Kemi të bëjmë më një palë dhe një apendiks (shtojca) tjetër që thotë ka një status. Gjykata tani do të vendos. Vetëm gjykata e Lartë ka nevojë për 5 vite që të gjykojë këtë çështje, 3 vite do i mbajë gjykata e Apelit dhe do të shkojmë në një kalvar shumë të çuditshëm. Nuk do të ketë as lutë as përleshje as marrje me forcë, të gjitha këto janë përrallë nga e kaluara", tha Çupi.

Lidhur me skandalin e publikimit e mbi 695 mijë pagave, numrave të ID, targave dhe numrin e celularëve për Frrok Çupin është bërë nga individë kuriozë që u lidhen nëpër duar të dhëna kaq sensitive. Çupi tha se ky skandal vjen si pasojë e raportit të dëmtuar të ka individi me ligjin dhe se përgjegjësi duhet të marrë përgjegjësit. Megjithatë për Çupin kjo nuk duhet parë si skandal por si një mënyrë transparence.

"Mendoj se ngjarja e vërtetë është reagimi ndaj saj. Ajo që ka ndodhur nuk është e mirë dhe në demokraci skandalet janë qen roje të demokracisë, pasi në të kundërt do të hante vetveten dhe do të binte në totalitarizëm. Për mua qeveria ka përgjegjësinë e parë që pse nuk i ka shpallur më parë dhe e dyta pse po nxjerr përgjegjësin e tyre. Një mendje më vjen me thënë se ndoshta e ka bërë edhe vetë qeveria për të ndihmuar në procesin e transparencës apo për të diskutuar për disa ditë rreth kësaj flluske. Njerëzit kuriozë që kanë të dhënat nëpër duar i kanë lëshuar në internet dhe se tashmë duhet të përgjigjen në prokurori. Mbase e kanë bërë me thënë "hajde ta bëj njëherë". Përderisa raportet e individët me ligjin janë shumë të dëmtuara dhe rrënuara, secili mendon s e mund të bëjë gjithçka dhe mund të jetë edhe një gjë kaq naive e vulgare", tha analisti.

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës, përfshirë edhe një sulm të mundshëm të këtij të fundit, për të marrë me forcë selinë. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin,  kanë nisur edhe një betejë ligjore. Është pikërisht kjo përballje ligjore, e cila në fund do të përcaktojë se kush do ta kontrollojë selinë e Partisë Demokratike. Berisha ka dërguar për konfirmim në gjykatë statutin paralel që miratoi më 11 dhjetor 2021 ku ka shkarkuar Bashën ndërsa ka kaluar PD-në në duart e një të ashtuquajturi Komision për Rithemelimin e partisë. Për konfirmim në gjykatë ka dërguar ndryshimet statutore të korrikut edhe Lulzim Basha, ndonëse 5 muaj me vonesë. Mbi këto ndryshime, Basha nxori jashtë lojë të gjitha vendimet e njëanshme dhe strukturat paralele të ngritura nga Berisha.  

Gjatë javës së fundit vendi u përfshi në një skandal që kishte lidhje me publikimin e të dhënave personale të mijëra shqiptarëve duke i bërë ata një "pre" më e lehtë ndaj shantazheve të kriminelëve. Në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi lista e pagave e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale