Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë shprehur për arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani,duke e cilësuar si të shtyrë politikisht
Basha, duke folur për mediat është shprehur se mbështet hetimet për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës. "Ne jemi dakord që ngjarja duhet të hetuar. Ne mbështesim hetimet që personat përgjegjës të vendoset para ligjit. Shteti ligjor garanton që askush përgjegjës mos shpëtojë dhe asnjë person i pafajshëm të mos dënohet. Është qëndrim i PD=së që vepra të tilla të stisur a për interes mediatik nuk mund të ndodhin pa një shtytje të fuqishme politike në përputhje me orekset e Edi Ramës për të kapur Bankën e Shqipërisë dhe për të shfryrë mllefet të shprehura me gojën e tij, ku pas arrestimit të Fullanit ai u shpreh se shumica e tij do e shkarkojë", u shpreh Basha.
Ndërsa ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se " arrestimi i guvernatorit Fullani është një akt Stalinist, i një shteti policor, i një klike mafioze të cilën e dënoj me ashpërsinë më të madhe. Unë e di se mund të ketë qytetarë që nuk e pëlqejnë ndofta këtë deklaratë, por atyre që mund të më qortojnë i them përpara mendoni pak, si do u dukej ju të arrestoheshit pa u pyetur qoftë dhe një minutë se si e keni emrin, ju apo familjarët tuaj" tha Berisha. "
Kjo është hera e parë që opozita mban një qëndrim publik pas arrestimit të Guvernatorit pas skandalit në BSH/ATSH/
/Shqiptarja.com