Vetëm pak orë pas protestës së dhunshme që u bë nga opozita, kryedemokrati Lulzim Basha në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ka postuar edhe albumin me foto nga detajet e protestës.
Ajo çka ka rënë në sy ka qenë fakti se në këtë fotoalbum, nuk kishte asnjë foto nga aktet e dhunës që u kryen gjatë gjithë protestës, të cilat kulmuan me dhunimin e godinës së Kryeministrisë dhe djegien e bunkerit që ishte pranë Ministrisë së Brendshme.
Në këtë fotoalbum, janë hedhur imazhe nga ironizimi që i është bërë Kryeministrit Rama përmes pankartave, situatës së vështirë ekonomike që po përjetojnë qytetarët shqiptarë, thirrje për largimin e qeverisë Rama -Meta, si dhe masave shtrënguese që ai ka marë për disa sektorë kyç të ekonomisë.

FOTO te tjera
Po ashtu, në foto janë transmetuar edhe mesazhe të tjera që kanë të bëjnë me krijimin e grupimit rinor “Azem Hajdari”, praninë masive të qytetarëve në protestë, ku vihet re fakti se fotot kanë nxjërrë në pah një numër shumë të madh protestuesish, ndonëse numri i vërtetë i tyre ende nuk dihet.

Një detaj tjetër i fokusuar në foto/albumin e z.Basha është edhe përdorimi i fëmijëve në këtë organizim, ku këta të fundit shihen qartësisht duke protestuar dhe ishin vendosur mbi tavolinat në të cilat ishin stacionuar edhe kamerat.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Ajo çka ka rënë në sy ka qenë fakti se në këtë fotoalbum, nuk kishte asnjë foto nga aktet e dhunës që u kryen gjatë gjithë protestës, të cilat kulmuan me dhunimin e godinës së Kryeministrisë dhe djegien e bunkerit që ishte pranë Ministrisë së Brendshme.
Në këtë fotoalbum, janë hedhur imazhe nga ironizimi që i është bërë Kryeministrit Rama përmes pankartave, situatës së vështirë ekonomike që po përjetojnë qytetarët shqiptarë, thirrje për largimin e qeverisë Rama -Meta, si dhe masave shtrënguese që ai ka marë për disa sektorë kyç të ekonomisë.

FOTO te tjeraPo ashtu, në foto janë transmetuar edhe mesazhe të tjera që kanë të bëjnë me krijimin e grupimit rinor “Azem Hajdari”, praninë masive të qytetarëve në protestë, ku vihet re fakti se fotot kanë nxjërrë në pah një numër shumë të madh protestuesish, ndonëse numri i vërtetë i tyre ende nuk dihet.