Basha: Financat e shtetit do i vija të gjitha për menaxhimin e pandemisë! Mjeku vlonjat përfundoi në një spital privat se nuk mjekohej dot në pavionin COVID në Vlorë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me mjekët që po zhvillon në selinë e PD-së, fol në lidhje me menaxhimin e pandemisë së COVID nga qeveria.

Basha tha se situata është vërtetë shumë kritike dhe se nëse do të ishte në qeveria do të shpenzonte të gjitha financat e shtetit për të menaxhuar pandeminë.

Kreu i PD-së nënvizoi faktin se duhet të bëhen më shumë testime, pastaj gjurmime dhe izolim të rastit. Basha tha se Rama po bredh me cirk shëtitës duke shpërndarë një grusht vaksinash, duke u shpenzuar kohë dhe lekë shqiptarëve.

Më tej Basha tha se spitalet Rajonale COVID nuk kanë mjekë dhe infrastrukturë, duke shtuar se një mjek shumë i njohur vlonjat ishte sjellë në kryeqytet, pasi nuk e kishin kuruar në Vlorë.

'Rama po bredh me cirk shëtitës duke shpërndarë një grusht vaksinash, duke shpenzuar kohë dhe para të shqiptarëve. Nuk lëviz vetëm, çdo lëvizje i kushton para, para, të cilat mund të kishin shkuar mjekëve dhe pacientëve. Jemi në një gjendje ku me vetë statistikat, vdekjet janë me numra rekord. Nuk kanë asnjë përputhje me atë që raportohet zyrtarisht. Nuk ka ndihmë për njerëzit.

Kishte marrë rrugën një mjek shumë i njohur vlonjat, me COVID. E kishin mbajtur dy ditë në Vlorë dhe i kishin thënë se nuk kemi çfarë të bëjmë ne këtu. E kishin nisur në spitalet në Tiranë, të cilat janë plot dhe kishte përfunduar në një qendër private kurimi ku në dijeninë time deri para një viti përdorej për kirurgjinë plastike.

Ka ardhur aty ku nuk mban më. Kjo është një krizë që po shkatërron si rrallë herë më parë ekonominë e shqiptarëve. Pas dy muajsh shqiptarët do të vendosin. Ju kam mbledhur sot, jo vetëm për të konstatuar këto gjëra që janë në sytë e gjithkujt, por qëndrimet që janë botërisht të njohur për trajtimin e kësaj krize dhe e para është testimet.

Po ju përsëris pikë për pikë atë që kam një vit që ju them, të gjitha financat e shtetit do i vija në menaxhimin e kësaj krizë dhe çfarë do të thotë kjo të bënim testime, ta gjurmojmë dhe ta izolojmë. Nëse ta zëmë Berati rezulton problematik, do të merrja masa. Në bazë të informacionit që merret përmes testi- izolim dhe gjurmim, dhe jo Shqipëria të kthehet në një spital gjigand.'- tha Basha.


Lajmi kryesor:

'Tirana, spital gjigant', Basha me mjekët: Po fshihen viktimat nga COVID! Rama 'cirk' me vaksinimin! Ruani faturat e mjekimit, i rimbursojmë ne pas 25 prillit


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania