'Tirana, spital gjigant', Basha me mjekët: Po fshihen viktimat nga COVID! Rama 'cirk' me vaksinimin! Ruani faturat e mjekimit, i rimbursojmë ne pas 25 prillit

Menaxhimi i pandemisë apo edhe raportimi i rasteve ditore e viktimave me COVID, për kryedemokratin Basha është një nga dështimet më të mëdha të qeverisë Rama. Gjatë një takimi me mjekët dhe ekspertë të shëndetësisë,  Basha tha se keqmenaxhimi i pandemisë sa vjen e rendon mbi supet e shqiptarëve, ndërsa ka hedhur akuza se në fakt janë duke u fshehur faktet dhe shifrat reale të koronavirusit në vend. Basha tha se viktimat në vend janë shumë të larta, rreth 6 mijë më shumë. Duke e konsideruar kriminale, sjelljen e qeverisë në pandemi, një thirrje adresoi edhe për drejtësinë.

"Për fat të keq një nga paralajmërimet që erdhi mbi numrin mesatar të vdekjeve, janë më shumë se 6000 të cilët kanë humbur jetën. një kontrast shumëfish më i lartë se sa shifrat që raportohen. Drejtësia të mos ketë duart e lidhura por ti vërë këta njerëz para përgjegjësisë për mijëra jetë të humbura, nuk dëgjojnë njerëzit, as mjekët që erdhën nga Italia dhe as opozitën. Ndaj ju garantoj që do sjell një ndryshim të madh. Kurrsesi nuk do bëj gabimin që bën ky. Shtetin qytetarët do e kenë në dispozicion, duke filluar nga financa", tha Basha.

Akuzat nuk i kurseu as për kryeministrin Edi Rama, ku Basha u shpreh se në vend që të bënte vaksinë  anticovid i fundit e bëri i pari, ndërsa shtoi se shëtit me "cirkun e tij"  të vaksinimit sa në një vend në tjetrin duke bërë propagandë. Por  propaganda tha Basha nuk e ndihmon Ramën të fsheh situatën e vërtetë që ndodhet vendi.

"Nuk ka vend tjetër që ka një kryeministër që bën cirk dhe shkon duke parë si bëhet vaksina, kur në fakt detyra e tij është të sigurojë bazën për shëndetësinë dhe infrastrukturën e duhur. Ne i kemi dhënë zë shqetësimeve të qytetarëve, fshehja e fakteve është bërë për të fshehur përgjegjësinë. As nuk i kemi kërkuar të marrë masat e vendeve perëndimore, por që të jetë e fundit në çdo aspekt me vendet fqinje nuk është thjeshtë neglizhencë dhe dështim, por krim. Ato 6 mijë vdekje shtesë nuk janë numra, por njerëz, janë nëna, baballarë, motra, boshllëqe të pariparueshme që ka sjellë menaxhimi monstruoz i pandemisë nga kjo qeveri. Heroizmi i mjekëve shqiptarë është i pakrahasueshëm me askënd tjetër, kemi një qeveri që nuk çan kokën për mjekët dhe numrin e mjekëve e ka çuar në rekord, dhe të përpiqesh t'ia hedhësh fajin mjekëve është cinike, e pashpirt. Vetë bëri vaksinën me pretekstin ta provonte, sot do kishim një mjek më shumë të infektuar në vend që ta bënte ai vaksinën i pari", tha Basha.

Kryedemokrati tha se Tiranë është kthyer në një spital gjigant, ndërsa shtoi se Shqipëria është i vetmi vend që ende nuk ka të dhëna nëse ka mutacion të covid apo jo.

"Nuk ka asnjë informacion sa testime po  bëhet nga ISHP e sa nga privati. Vetëm Shqipëria nuk jep informacion zyrtar nëse ka mutacion që qarkullon apo jo. Të gjithë vendet e tjera e kanë bërë. Kjo sepse prej 1 viti i vetmi prioritet i Ramës është propaganda dhe fshehja e shifrave, sepse atij nuk i interesojnë qytetarët. Shumica dërrmuese e shqiptarëve po zhyten në borxh për të kuruar të afërmit e tyre. Tirana është shndërruar në një spital gjigant", tha Basha.

Një nga premtimet e Bashës pas 25 prillit ishte rimbursimi i faturave të kurimit të COVID, i cili u bëri thirrje shqiptarëve që t'i ruajnë dhe nëse nuk ia ka rimbursuar qeveria do e bëjë PD.

"Ruani faturat e kurimit të COVID pasi qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka që në borxhin ku ju u ka mbytur kjo qeveri të mos jetë një gurë në qafën tuaj por po mundohemi mundohet t'ua lehtësojmë sa më shumë dhe për këtë po punojmë për një skemë që të jemi në gjendja ta vënë në zbatim pas 25 prillit. Regjistroni çdo shpenzim real të cilën kjo qeveri nuk e rimburson duke iu zhytur në krizë financiare", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Basha: Rama e bëri vaksinën i pari, duhet të ishte i fundit

Kryedemokrati Basha deklaroi se kryeministri nxitoi për të bërë vaksinën i pari, ndërkohë që duhet të rrinte në këmbë dhe ta bënte atë i fundit. pasi ajo vaksinë ishte një mjekë më shumë i shpëtuar.  

"Vetë bëri vaksinën me pretekstin ta provonte, sot do kishim një mjek më shumë të infektuar në vend që ta bënte ai vaksinën i pari Ai duhet të rrinte në këmbë dhe ta bënte atë i fundit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve po zhyten në borxh për të kuruar të afërmit e tyre", tha Basha.

Ora 17:56
Si ta menaxhoja unë COVID? Basha: Më shumë testime dhe mbyllje të pjesshme duke i rimbursuar plotësisht bizneset

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha e nëse ai do të ishte në krye të qeverisë dhe do të menaxhonte pandeminë,  ai do të bënte më shumë testime, do të pajiste spitalet dhe bluzat e bardha me jete e duhura për të luftuar këtë pandemi si dhe do të bënte mbyllje të pjesshme aty ku kishte më shumë raste duke u kushtuar bizneseve një rimbursim të plotë ekonomik nga shteti.

"Pas 25 prillit do të të kalojmë në nivelin më të lartë i testimeve. Testim dhe izolim do të jenë në fokusin tonë. Armatosja e personelit shëndetësor të cilët janë braktisur dhe janë lënë në mëshirë të fatit. Që të bësh të parën është të mos gënjesh vetën duke thënë se kam 1 mijë të infektuar kur në fakt mund të jenë 3 mijë apo 6 mijë pasi më vonë kjo shifër do të dalë nëpër spitale. Gjithashtu duhet të marrësh masa ku të ngrish çdo investim tjetër dhe të blesh testime, të pajiset spitalet dhe personeli mjekësor në mënyrë që çdokush të jenë me shpirt dhe me zemër pjesë e kësaj beteje, në vend që ti kthesh në target të keqmenaxhimit të pandemisë kur fajin e ka qeveria. Do të bëjmë mbyllje të pjesshme dhe rimbursim i plotë i tyre. Pika e tretë është paketa ekonomike më robuste pas 25 prillit për të gjithë bizneset që po goditen. Detyrim i qeverisë të mos gënjejë për numrin e infektimeve dhe vdekjeve. Fshehja e statistikave nga qeveria, vepër penale. Koha për një qeveri që prioritet ka shqiptarët, jo oligarkët", tha Basha.

Ora 17:44
Basha: Ruani çdo faturë të kurimit të COVID që nuk ua rimburson qeveria, pas 25 prillit do e bëjmë ne

Kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve duke u thënë që të ruajnë çdo faturë të kurimit të COVID që nuk është rimbursuar nga qeveria pasi pas 25 prillit, kur ai të vij në pushtet do ta bëjë këtë gjë përmes një skemë që po punon për të lehtësuar krizën ekonomike në familjet shqiptare.

"Ruani faturat e kurimit të COVID pasi qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka që në borxhin ku ju u ka mbytur kjo qeveri të mos jetë një gur në qafën tuaju por po mundohemi mundohet t'ua lehtësojmë sa më shumë dhe për këtë po punojmë për një skemë që të jemi në gjendja ta vënë në zbatim pas 25 prillit . Regjistroni çdo shpenzim real të cilën kjo qeveri nuk e rimburson duke iu zhytur në krizë financiare", tha Basha.

Ora 17:38
Basha: Financat e shtetit do i vija të gjitha për menaxhimin e pandemisë! Mjeku vlonjat përfundoi në një spital privat se nuk mjekohej dot në pavionin COVID në Vlorë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me mjekët që po zhvillon në selinë e PD-së, fol në lidhje me menaxhimin e pandemisë së COVID nga qeveria.

Basha tha se situata është vërtetë shumë kritike dhe se nëse do të ishte në qeveria do të shpenzonte të gjitha financat e shtetit për të menaxhuar pandeminë.

Kreu i PD-së nënvizoi faktin se duhet të bëhen më shumë testime, pastaj gjurmime dhe izolim të rastit. Basha tha se Rama po bredh me cirk shëtitës duke shpërndarë një grusht vaksinash, duke u shpenzuar kohë dhe lekë shqiptarëve.

Më tej Basha tha se spitalet Rajonale COVID nuk kanë mjekë dhe infrastrukturë, duke shtuar se një mjek shumë i njohur vlonjat ishte sjellë në kryeqytet, pasi nuk e kishin kuruar në Vlorë.

'Rama po bredh me cirk shëtitës duke shpërndarë një grusht vaksinash, duke shpenzuar kohë dhe para të shqiptarëve. Nuk lëviz vetëm, çdo lëvizje i kushton para, para, të cilat mund të kishin shkuar mjekëve dhe pacientëve. Jemi në një gjendje ku me vetë statistikat, vdekjet janë me numra rekord. Nuk kanë asnjë përputhje me atë që raportohet zyrtarisht. Nuk ka ndihmë për njerëzit.

Kishte marrë rrugën një mjek shumë i njohur vlonjat, me COVID. E kishin mbajtur dy ditë në Vlorë dhe i kishin thënë se nuk kemi çfarë të bëjmë ne këtu. E kishin nisur në spitalet në Tiranë, të cilat janë plot dhe kishte përfunduar në një qendër private kurimi ku në dijeninë time deri para një viti përdorej për kirurgjinë plastike.

Ka ardhur aty ku nuk mban më. Kjo është një krizë që po shkatërron si rrallë herë më parë ekonominë e shqiptarëve. Pas dy muajsh shqiptarët do të vendosin. Ju kam mbledhur sot, jo vetëm për të konstatuar këto gjëra që janë në sytë e gjithkujt, por qëndrimet që janë botërisht të njohur për trajtimin e kësaj krize dhe e para është testimet.

Po ju përsëris pikë për pikë atë që kam një vit që ju them, të gjitha financat e shtetit do i vija në menaxhimin e kësaj krizë dhe çfarë do të thotë kjo të bënim testime, ta gjurmojmë dhe ta izolojmë. Nëse ta zëmë Berati rezulton problematik, do të merrja masa. Në bazë të informacionit që merret përmes testi- izolim dhe gjurmim, dhe jo Shqipëria të kthehet në një spital gjigand.'- tha Basha.

I.K/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mjeku psikiatrik: 27/02/2021 23:43

    ISHIM TE detyruar qe ta benim tiranen nje spital gjigand psikiatrik,,,per te kuruar ty o basha dhe gjithe maloket qe erdhen ne tirane.....

    Përgjigju
  • 7*7=42: 26/02/2021 18:50

    IK O DIBRON PA DIN E PA IMON,,KU DI TI C'ESHTE POLITIKA...

    Përgjigju
  • meri: 25/02/2021 23:03

    Nuk arrij te kuptoj se ç'far interesi ka qeverria te fsheh numrin e te vdekutit? virusin nuk e solli qeverria,dihet qe virusi ka vdekshmeri te lart,dhe nuk ekziston Medikament per kurim.Aleanca e te pa Ndryshuarve,çfar ka ber per ta ndaluar perhapjen e virusit?....grumbulloni njerze ne ambjente te mbyllur,pa respektuar ligjin e pandemise,e beni apostafat per te infektuar sa me shume persona.Jeni Maskarenje....

    Përgjigju
  • Meni: 25/02/2021 21:15

    Bravo z. Lulzim, juve do jua japim votën. Por në fillim bëj dy gjëra që të t'besojmë,1) Kthe 270 miljon eurot e vjedhura në rrugën e kombit. 2) Kërko të hapet gjykimi yt për rrugën e kombit që u mbyll për kalim afatesh. Atëher do ta japin votën ty dhe kunatit tënd, shum e shum votues Shqiptar.

    Përgjigju
  • Hiperbola: 25/02/2021 20:25

    Populisti Mediokri Hipokrit Lul Basha!..po ju jeni Shalqini me provë!

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 25/02/2021 19:02

    si Aleanca kunder Rames qe jeni, e ne ndryshim me te gjithe Boten shkencore, keni nje vit qe ulerisni, se virusi nuk ekziston, se nuk duhet mbyllur, se kjo eshte diktature, se nuk duhen vene maskat, se nuk duhet vaksina, etj. E tani c'are osht se doni me bo n'rysh ju ere?

    Përgjigju
  • vladimir: 25/02/2021 18:44

    Kjo ruani faturat eshte nje idjotizem qe vetem budallenj si Lul gjumi mund ti bej.

    Përgjigju
  • mali: 25/02/2021 18:28

    Gjith presidentat e botes e ben te paret dhe ti do e besh i fundit? Do te thote gjith presidentat jepin pergjigjen 7x7=49 dhe ti jep pergjigjen 7x7=42. Lum PD se te ka ty o lul...me mire lum edi se te ka ty se me ty e ka fitoren ne xhep.

    Përgjigju
  • mosss: 25/02/2021 18:01

    Akoma nuk e kuptoj se si mund te premtosh leke, heqje taksash, amnisti, rimbursime, rritje rrogash dhe mos te thuash ku do i marresh leket. Cdo familjar kur ben ekonomine e shtepise llogarit ne rradhe te pare sa fiton dhe pastaj ben hesapet me pagesat qe duhet te kryej. Do ishte skandaloze nese njerezit do e besonin kete genjeshatre.....nuk do as mend as kalem qe nese ky vjen ne pushtet nuk do te bej as 10% te premtimeve....jo se nuk do por nuk mundet sepse nuk ka leket.....dhe Basha e di mire kete

    Përgjigju
  • Populli: 25/02/2021 17:59

    Me të vërtetë je trap o Lul Basha. Rama e bëri vaksinën siç e bënë dhe drejtues të shteteve të tjera,për t'ju mbyllur gojën atyre si puna jote,që nuk besojnë tek Covidi dhe tek vaksina. Merru me gatimet në shtëpi ti,i veshur me rrobat që del jashtë shtëpisë,që të vësh në punë dhe hollandezen që ke në shtëpi,duke të bërë vidio për fushatë.Përsa i përket vlerësimit që qeveria u ka bërë mjekëve mund të shohësh rritjen 40% të pagave,bonusin 1000 € në muaj për mjekët në vijën e parë të rrezikut dhe mbështetjen që u jep,ndaj sulmit që ju bë atyre duke njollosur bluzën e bardhë. Prandaj më mirë shif vilat që i shton dita-ditës,fli gjumë dhe këto punë lërja t'i bëjë ai që i ka nisur dhe t'i përfundojë ato në mandatin e tretë.

    Përgjigju
  • Ben: 25/02/2021 17:31

    Pirdh Lulush se lirohesh te lirohen dhe shalet e ngjituta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun