Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se "PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha dekretet e Presidentit të rrëzuara nga Kuvendi", pasi sipas tij, janë rrëzuar pa asnjë argument ligjor.
Deklarata e kreut të Partisë Demokratike, Basha erdhi pas takimit me kryesinë e PD-së. "Palamenti hodhi poshtë dekretet e Presidentit pa asnjë argumentim. Ndërsa, Presidenti nga ana e tij i bëri publike argumentat juridik, pasi asnjë nga ligjet nuk kalonte testin kushtetues. Ky është nxitimi i shumicës për të kapur drejtësinë e përjashtuar totalisht opozitën", tha Basha.
Sipas tij "maxhoranca ka mungesë vullneti për dialog dhe për të dëgjuar opozitën dhe nuk i dha kohë opozitës, pasi me nxitim i kaloi ligjet më 31 korrik".
"Partia Demokratike do t'i ankimojë një për një të gjitha vendimet në Gjykatë Kushtetuese", tha Basha. /ATSH/
/Shqiptarja.com