Basha e ka PD-në 'pronën e babës' Berisha, s’ka 'këllqe' të bëjë asgjë në vjeshtë

Basha e ka PD-në 'pronën e babës' Berisha, s’ka 'këllqe' të bëjë asgjë në vjeshtë

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kritikët brenda PD, ata që janë larguar nga kjo parti si dhe qytetarët që mbështesin partinë e parë opozitare në vend në çdo fushatë elektorale, habiten me qetësinë dhe optimizmin me të cilin Lulzim Basha e kalon humbjen e radhës.

Pavarësisht se më 25 prill të këtij viti Lulzim Basha në krye të PD shënoi humbjen e dytë personale në ballafaqimin e përgjithshëm elektoral përballë PS dhe Edi Ramës, nuk ka ndryshuar asgjë për të.

Shfaqet me buzëqeshjen e përhershme të “stampuar” në fytyrë, nuk i është shtuar asnjë rrugë në fytyrë ndonëse vitet dhe përgjegjësia si drejtues i një partie politike, të dytës më të madhe në vend, mund t’i kishte “vrarë” fytyrën për shkak të stresit.

Tek Basha nuk ka vend ky element, madje nuk ka asnjë thinjë dhe nuk i ka lëvizur as vija e flokëve, të kuruar deri në detaje dhe që “përballojnë” dhe takimet gju më gju apo në salla.

Pra është siç ka qënë në korrik të vitit 2013, kur përballë të ndjerit Sokol Olldashi, me ndihmën e pakursyer të Berishës, mori përsipër drejtimin e PD, drejtim të cilin po hyn në mandatin e tretë në opozitë. Duke i krijuar Edi Ramës komoditetin e e thyerjes së rekordit në Shqipëri, atë të qeverisjes tre mandate rresht.

Pra Lulzim Basha nuk ka asnjë ndryshim në paraqitjen e tij, pavarësisht se ka shënuar dy humbje radhazi të zgjedhjeve parlamentare, ka shënuar dhe 2 humbje në zgjedhjet vendore, para dy vitesh refuzoi të marrë pjesë më 30 qershor dhe tashmë s’ka asnjë bashki, dhe përdori të gjitha mënyrat për të marrë një fitore në tavolinë, duke dështuar në të gjitha rastet!

Ka mbetur vetëm kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, “tek pullë” me një mandat të parinovuar, falë disa rrethanave fatkeqe të kandidatit socialist që dha dorëheqjen nga fitorja.

Ka shumë versione për optimizmin e përjetshëm të Lulzim Bashës dhe pas humbjeve radhazi, të cilat guxon dhe t’i quajë fitore në fakt, megjithëse qeverinë e re në shtator e formon Edi Rama që ka mandatin e qytetarëve për të qeverisur deri në vitin 2005.

Një nga zyrtarët e PD, kritik ndaj Lulzim Bashës dha një version brilant në funksion të këtij shpjegimi, përmes një historie që e kisha dëgjuar por pak i kisha vënë rëndësi.

“Një djalë që kishte bërë ca lekë, donte që të blinte një shtëpi për vete dhe të atin, pasi deri atëherë s’kishin pasur mundësinë ta blinin dhe me këtë rast donte të gëzonte dhe të atin dhe të tregonte se ishte bërë burrë dhe kishte marrë në dorë situatën e shtëpisë.

Gjen dhe bën pazar me dikë që kishte nxjerrë shtëpinë në shitje. Pyeti dhe të atin se si i duket pazari që po diskutonin. Plaku nuk pyeti për shumën, por i bëri pyetjen e çuditshme: Nesër shko e pyete të zotin e shtëpisë në shitje, nëse ia kishte lënë babai apo e kishte bërë vetë. Djali i pyeti dhe mori vesh se e kishte shtëpinë e të atit. Babai menjëherë i tha: Blije, se është pazar i mirë, dhe është shumë lirë”!

Fabula ishte se gjënë që e merr “qyl”, pa derdhur djersë mund ta japësh badihava dhe kur “digjesh” nuk të dhemb, është “malli i babës” apo prona e babait.

Kështu dhe me Lulzim Bashën. Humbi rëndë më 25 prill përballë Edi Ramës, por as nuk e ka prishur gjakun për këtë humbje. Eshtë “prona e Babës” Sali Berisha dhe nuk i dhemb fare nëse humb apo fiton në zgjedhjet parlamentare, mjafton të vijojë të jetë kryetar i PD.

Pas bëri disa “pirueta” për atë që ai e quan “masakër zgjedhore” dhe se do të fillonte “betejën” e madhe deri në fitoren përfundimtare kundër Edi Ramës, hyri në garën për kryetar i PD, përdori mekanizmat dhe e fitoi lehtësisht.

Duke pasur në ndihmë dhe ‘arbitrin’ Jenim Gjana për dhe “babën” Sali Berisha, i cili i gjendur në vështirësi për shkak se është shpallur nga SHBA person “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë, me heshtjen e tij ndihmoi sërish Bashën të arrinte fitoren për kreun e PD.

Në fakt Berishës i duhet pikërisht Lulzim Basha kryetar i PD. Kështu ka vepruar dhe në qeverisjet e tij, vendos në krye të dikastereve personat me kleçkë. Dikë e vë ministër se ka qënë  spiun i Sigurimit të Shtetit, dikë e vë sepse e ka qënë i përlyer me bizeset kriminale të djalit të tij që nga Gërdeci e vërdallë, duke tjetër e vë për përfshirjen në afera të tjera.

Të gjithë janë kthyer në “asete” të vyera dhe për Lulzim Bashën dhe janë zgjedhur anëtarë kryesie, deputetë më 25 prill, kanë poste kyçe në PD dhe pritet të ngjiten në postet më të larta në zgjedhjet e radhës për forumet dhe strukturat drejtuese të kësaj partie.

Ndërsa vetë Lulzim Basha është një “aset” dyfish për Berishën, pasi duam apo nuk duam ne, është me “cene”! Dhe këtë po e përmbledhim më pak fjalë!

Afera 230 milionë eurove të vjedhura të “Rrugës së Kombit” kanë firmën e Lulzim Bashës, ai si ministër i Transporteve në atë kohë ka firmosur për këtë projekt, dhe ka qënë nën hetim nga drejtësia, megjithëse e mbylli me procedurë dhe me raporte mjekësore.

Më 21 janar kur Garda e Republikës qëlloi mbi turmën dhe vrau katër demonstrues të opozitës, ministër i Brendshëm ka qënë Lulzim Basha dhe ai është përgjegjësi për strukturën që kreu vrasjen.

Ka dhe elementë të tjerë me të cilat Berisha i ka zënë “kokën me derë” Lulzim Bashës, prandaj mos prisnin asnjë lëvizje në shtator apo më vonë, sepse kreut demokrat nuk i dhemb për PD-në, është “pronë e babës” Sali Berisha, që e shet dhe e blen lirë thjeshtë dhe për interes personale.

Dhe “baba” nuk preket, e ka rideklaruar dhe askush të mos shpresojë se do ta bëjë një gjë të tillë, pasi Berisha është mjeshtër i përdorimit të dosjeve, “ceneve” të vartësve apo dobësive njerëzore të tyre, si në rastin e Bashës, që e ka mani fitimin e parave. Nuk u bë me 4 vila kot, në opozitë dhe kohë krize.

Dhe “beteja” për të rrëzuar Edi Ramën për “masakrën elektorale” është thjeshtë një lëvizje e Bashës për të tejkaluar situatën e vështirë të humbjes personale përballë Ramës, derisa të hyjnë në Kuvend në shtator dhe të dalin “kauza” të reja për të harruar çfarë ndodhi më 25 prill!

Ndaj shpërndan dhe udhëzime të tilla herë pas here në emër të PD, njërin më të çuditshëm se tjetri, por që kanë një funksion: Jo rritjen e partisë por forcimin e tij në krye të PD.

Këtë qëllim ka dhe shpërndarja e një formulari për të gjitha degët e e PD në qarqe, sipas së cilit duhet të vërtetojnë të ashtuquajturën “masakër zgjedhore”.

Ndër shumë të dhëna, të cilat duhet të zbulohen nga krerët e PD-së në bazë, është dhe ajo që ka të bëjë me personat që sipas demokratëve punuan kundër tyre në fushatë.

Pra për të goditur “armiqtë” e brendshëm, një “film” që përsëritet që në kohën e Ahmet Zogut, u vijua akoma më rëndë në kohën e Enver Hoxhës dhe po vazhdon dhe tani, thjeshtë dhe vetëm për të tejkaluar situatën e vështirë pas dështimit, për të mbajtur demokratët të zënë me zbulimin e “armiqve” të brendshëm e për të kaluar këtë vere të nxehtë në relaks të plotë, pa shqetësime.

Fundja PD, “prona e babës” është për Bashën, s’pa pse shqetësohet nëse ngrihet apo jo, vjen në pushtet apo jo. Paratë venë e vijnë për të, madje më shumë në opozitë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'