LETRA/ Basha e Rama nisin punën për reformën zgjedhore, Gjiknuri e Alibeaj letër OSBE/ ODIHR, Basha: Bindëm PS të nisin punën për Komisionin bipartizan

LETRA/ Basha e Rama nisin punën për reformën zgjedhore, Gjiknuri e Alibeaj letër OSBE/ ODIHR, Basha: Bindëm PS të nisin punën për Komisionin bipartizan

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se kanë arritur një pakt për të riaktivizuar komisionin e reformës zgjedhore.

Report Tv e Shqiptarja.com mëson se bashkëkryetarët e komisionit bipartisan të Reformës Zgjedhore, - të mandatuarit e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës -  Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj u takuan sot për të bashkërenduar punën dhe zgjidhur ngërçin.

I kanë dërguar dhe një letër misionit të OSBE/ ODIHR-it ku i kërkojnë asistencë teknike,  t’u atashojnë ekspertët e tyre pranë komisioni. Letra që e siguron dhe Shqiptarja.com është firmosur nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa Lulzim Basha në prononcimin për median sot jashtë parlamentit mori meritat e zhbllokimit të ngërçit për të cilin, tha ai, kanë ndihmuar dhe ndëkombëtarët. 

"Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falenderoj, ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest sa i përket prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duket që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike" tha Basha. 

Detajet pritet të bëhen publike shumë shpejtm madje dhe komisioni pritet të mblidhet këtë javë. 

"Ka muaj që qeveria me alibi të ndryshme i ka ikur përgjegjësisë për të mbledhur komisionin e reformës zgjedhore. Shpresoj me insistimin e SHBA, Britanisë e BE, këtyre alibive ti vijë fundi e komisioni të mblidhet këtë javë" 

Duket se tashmë i është mbyllur dera grupit të Gazment Bardhit dhe Berishës të cilët kërkojnë largimin e Enkelejd Alibeaj nga drejtimi i komisionit dhe caktimin e një përfaqësuesi të ri për demokratët, Oerd Bylykbashi.

Në shtator 2023 Kuvendi miratoi 6 muaj shtesë për komisionin e Reformes Zgjedhore por nuk u mblodh asnjëherë.

 

Letra

Na lejoni fillimisht të shprehim falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për kontributin që OSBE/ODIHR ka dhënë gjatë këtyre viteve për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në një prej themeleve të rëndësishme të saj, siç janë zgjedhjet. Me vendimin nr. 12, datë 10.02.2022, të ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe për zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

Për këtë arsye, ashtu siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it në takimin e zhvilluar në Dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojën që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODIHR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore t'ju paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODIHR-it, për të asistuar punën e këtij Komisioni.

Mënyra e komunikimit të ekspertëve të caktuar nga ju, me Komisionin e Reformës Zgjedhore, mund të përcaktohet në vijim të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm.

Duke ju falenderuar paraprakisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin tuaj,

Sinqerisht,

BASHKËKRYETARËT

Damian GHKURI

Enkelejd ALIBEAJ

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
Reforma Zgjedhore, OSBE gati për të ndihmuar: Zgjedhjet 2025 janë afër ka shumë për të bërë

OSBE ka bërë thirrje për një parlament plotësisht funksional si dhe shprehu gadishmërinë për të ndihmur pasi zgjedhjet 2025 vijnë shpejt ndërsa ka shumë për tu bërë.

“I uroj suksese Kuvendit shqiptar në fillim të seancës së re. Të etur për ta parë parlamentin si platformë për debatin politik plotësisht funksional dhe duke u fokusuar në reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet 2025 e shkurtër dhe shumë për të bërë”

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 16/01/2024 09:35

    Te pakten bene ç'bene per ta mbajtur sekret se kush i sherben Rames (duke akuzuar pjesen tjeter te opozites) me ne fund e pranuan vete.

    Përgjigju
  • Darvin: 15/01/2024 23:48

    Sa te felliqur

    Përgjigju
  • Partia: 15/01/2024 23:40

    Doli hapur shërbëtori I pushtetit i mbështetur mga Shba e Sorosit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës