TIRANË- Partitë simotra të PD-së në Europë kanë uruar kryedemokratin Lulzim Basha për fitoren e mandatit të tre në krye të demokratëve. "Të vazhdojmë betejën", shkruhet ndër të tjera në urimin e tyre.

"Urimet tona të përzemërta për Lulzim Bashën të partisë tonë simotër Partia Demokratike, për rizgjedhjen e tij bindëse si kryetar i partisë. Le të vazhdojmë më të fortë dhe të bashkuar betejën tonë për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe Europiane", shkruhet në urimin e PPE.

Ky mesazh është përshëndetur edhe nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Në një kohë që nuk ka bërë një urim publik për demokratët, siç kanë bërë dhe kandidatët e tjerë, Basha ka ripostuar mesazhin e PPE-së duke i falenderuar për urimin.

"Faleminderit PPE për mbështetjen dhe bashkimin në betejën tonë të përbashkët për demokracinë dhe Shqipërinë Evropiane", shkruan Basha.