TIRANË – Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për mosreagimin e Qeverisë ndaj grevës së urisë. Mbrëmjen e sotme ai ka vizituar grevistët dhe, pa përmenduar faktin që pikërisht dje, grevistët nuk kanë pranuar të takohen me Avokatin e Popullit, deklaroi:
 
“Deri në këtë moment këtu ka pasur një prani të opozitës, por asnjë zyrtar i vetëm nuk ka treguar asnjë shenjë njerëzillëku se çfarë po ndodh 30 m larg dritares së Kryeministrit.”  
 
Basha deklaroi prerë se greva nuk ishte aspak politike. “Kjo është një grevë njerëzore, jo politike,”- tha ai, - “ se të ishte politike, do bëheshin ndryshe hesapet. Këta kanë halle, se disa janë familjarë, disa janë beqarë që janë gjendur në mes të rrugëve pasi janë shkarkuar nga puna apo në disa raste edhe me vendime abuzive të gjykatave.
 
Grevistëve u janë turrur  isa zorraxhinj mediatë, zorraxhinj me qera do ketë gjithmonë, kur kemi një qeveri me një kryeministër që nuk u rri përgjegjësive të veta.” Kreu i PD-së u largua duke premtuar se “do të kthehem përsëri”.
 
DEL NGA GREVA PER SERUM, RIKTHEHET DHE SEMURET SERISH, GLADIOLA BARDHOSHI

Gjatë ditës së sotme, të shkarkuarit nga administrata kanë ndie problemet e para shëndetësore; ata janë vizituar disa herë nga krerët e PD-së. Në të ndodhen 16 vetë gjithsej, 12 meshkuj dhe 2 4 femra.

Në orën 21:00 prej tendës ka dalë Ludovik Berisha, zjarrfikësi nga Berati, për shkak të dhimbjeve të stomakut. Nuk dihet nëse do të rikthehet në të.

Ndërsa në orën 19:20, në tendën e urisë është rikthyer Gladiola Bardhoshi, grevistja që në orën 17:00, ka dalë për të marrë serum.
Bardhoshi është ndier keq  pas 35 orësh pa ngrënë; ajo është vizituar nga mjekët katër herë dhe ka rezultuar se ka pasur probleme me stomakun dhe debolesë për shkak të mosushqyerjes. Bardhoshi kishte luhatje tensioni dhe u dërgua në spital për të marrë serum. Por, në orën 22:40, ajo sërish është larguar për të dytën herë në spital pasi nuk ka mundur ta përballojë grevën.

ORA 22:45 QAFEZEZI: NA REFUZOHET BARELA MJEKESORE, S’KA HUMANIZEM

Kur Gladiola Bardhoshi la grevën e urisë për të dytën herë, para mediave doli Nertila Qafëzezi, kryetarja e shoqatës së grevistëve, e cila deklaroi se “na është mohuar edhe e drejta e një barele; mjekët nuk vijnë për të na kontrolluar, përveçse kur i kërkojmë ne. të sëmurët shkojnë me këmbët e veta tek ambulanca, aq sa mjeku na kërkon neve që ta ndihmojmë, neve që kemi tre ditë thuajse që jetojmë me ujë, pra, ka një mungesë humanizmi nga institucionet.
 
“Gladiolës, madje, në spital i kanë thënë se duhet të dalësh sepse kemi shumë urgjenca dhe nuk mund t’ju mbajmë këtu. Ndërsa me Ludovikun sapo komunikova,  ai ka pasur dhimbje stomaku, po bën disa analiza; shkoi me këmbët e veta tek mjeku sepse nuk mjeku nuk vinte. Shpresoj të rikthehet tek ne,” - përfundoi ajo.
 
Gladiola Bardhoshi ka marrë pjesë në fushatat elektorale të PD-së dhe u bë personazh i kësaj greve pas publikimit të një fotoje, ku ajo shfaqet me të rinj të Forumit të PD-së, çka dëshmoi se greva kishte sfond të theksuar politik që në nisjen e saj. Lexo:Militantja e PD-së i jep grevës ngjyrë blu

Greva e urisë tashmë ndodhet në  kaos, pasi mjaft herët, të paktën tre grevistë, janë ndier keq dhe dy prej tyre, e braktisën atë. Gjatë natës së mbrëmshme, ka qënë grevistja Mimoza Boçari është larguar prej tendave, pasi shkarkimi i saj nuk ka qenë prej institucioneve shtetërore por prej një biznesi privat ku punonte si mjeke. Por në ngujimin e të papunëve janë vendosur dhe dy biznesmenë. Në ditën e tretë të grevës së urisë së të larguarve nga puna, grevistëve i janë bashkuar dhe dy ish-nëpunës, Leonard Strazimiri, punonjës i Shërbimit Social Shtetëror dhe Tonin Kolthi, ish-punonjës në komisariatin e Kurbinit, duke e çuar në 16 numrin e grevistëve në çadra, edhe pas largimit të Mimoza Boçarit.

Ndërkaq mësohet se një tjetër i larguar nga puna i është bashkuar grevës mbrëmjen e djeshme. Ai është Mahir Reçi, ish-punonjës i mirëmbajtjes tek konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit.

 Mahir Reçi
(Në foto: Mahir Reçi)

Dita e dytë e grevës së urisë së përfaqësuesve të shoqatës së të larguarve nga puna në administratën publike, që kërkojnë kthimin e tyre të menjëhershëm në vendet e punës, i ka pasur të gjitha brenda. Ka pasur politizimin e fortë dhe vizitat e deputetëve dhe kreut të PD. Në mbrëmje shëndeti i njerit prej grevistëve, Ludovik Berishës, është përkeqësuar dhe ai ka kërkuar ndihmë mjekësore. Ekipi mjekësor ka shkuar pranë tij.Ndërsa në orët e para të mëngjesit kësaj greve i janë bashkuar edhe 4 të larguar të tjerë nga puna, por jo pjesë e kryesisë së Shoqatës.

ORA 10:15 HALIMI VIZITON GREVISTËT: NA SHQETËSON SHURDHËRIA E QEVERISË NDAJ KËRKESAVE TË TYRE
Mëngjesin e sotëm grevistët janë vizituar nga deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi. Deputeti demokrat tha se është shqetësues fakti që qeveria nuk reagon ndaj kërkesave të protestuesve.
 
“Njëri nga grevistët kishte shqetësime. Ajo që shqetëson është shurdhëria e qeverisë. Qeveria nuk reagon për kërkesën e grevistëve”, tha deputeti Halimi.
 
GREVA E TE LARGUARVE NGA ADMINISTRATA, MES TYRE DY BIZNESMENE
14 pjesëtarëve në grevën e urisë organizuar nga shoqata e të larguarve nga puna nuk i mungojnë dhe dy biznesmenë. Ndërkohë që Artan Murrizi ka punuar si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë dhe është larguar për suprimim të vendit të punës, ndërsa në dokumente Murrizi prej vitit 2007 disponon dhe një studio ligjore në qytetin e Lushnjës. Murrizi ka marrë tre paga, 1 nga zyra e tij si avokat, një si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë, dhe një si përmbarues shtetëror në Përmbarimin e Tiranës. Por ka marrë dhe licencën e avokatit që më 29 maj 2007, para më shumë se shtatë vitesh.

Gjyqtar ka qënë Dritan Caka, dhe me këtë vendim Artan Murrizi ka ushtruar avokaturën në qytetin myzeqar. Së bashku me Murrizin në grevë rezulton dhe një tjetër biznesmen. Ai është Edmond Idrizi, i cili ka qenë kryeinspektor në drejtorinë e Burgjeve, dhe është shkarkuar për shkak të thyerjes së etikës në punë, por sipas kësaj drejtorie ai s’ka bërë asnjë ankim në gjykatë për largimin nga puna. Siç rezulton nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Idrizi prej vitit 2003 ushtron aktivitetin privat si person fizik në tregtim të artikujve ushqimorë, tregtim automjete e makinerish të ndryshme.

mimoza greviste
(Në foto: Grevistja e larguar, Mimoza Boçari)

Ndërkohë që pjesa tjetër ka shërbyer nëpër zyrat e punësimit apo dhe te sigurimet shoqërore, autoriteti i ushqimit dhe vetëm një ish-gardist është në këtë listë, të gjithë të larguar nga puna për thyerje disipline apo mungesë etike në punë.Grevistët nuk kanë pranuar që në çadër të hyjnë përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, duke thënë se ai është kujtuar shumë vonë.

Redaksia Online
(ar.sh/d.a/shqiptarja.com)