Basha i çon rezolutën Ramës e
Metës, apel: "Merreni parasysh"

Basha i çon rezolutën Ramës e<br />Metës, apel:
TIRANE - Të zgjedhurit vendorë të Partisë Demokratike i kanë nisur zyrtarisht Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta rezolutën e miratuar prej tyre me propozimet për reformën territoriale. Përmes një letre të firmosur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëherësh kreu i Partisë Demokratike, Fatbardh Plaku, Kryetar i Shoqatës së Komunave dhe Tahsim Mema, Kryetar i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve, të zgjedhurit vendorë të opozitës kërkojnë që kjo rezolutë të merret parasysh nga mazhoranca. Rezoluta vë theksin se decentralizimi dhe konsolidimi i autonomisë vendore duhet të jetë drejtimi themelor dhe udhëheqës i reformës administrativo-territoriale.

Reazoluta e miratuar nga te djathtet ne Konferencen e Vendoreve
Shoqata e bashkive, shoqata e këshillave të qarqeve  dhe shoqata e komunave i kanë nisur zyrtarisht kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, rezolutën për reformën decentralizuese, administrative dhe territoriale, të miratuar më 2 korrik 2014, në konferencën “Zgjerimi i autonomisë vendore, reformë e qëndrueshme territoriale”.
 
Në këtë konferencë morën pjesë të zgjedhurit vendorë, me mandatin përfaqësues të komuniteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë; kryetarë të bashkive dhe komunave;  anëtarë të këshillave bashkiakë, komunalë e të qarqeve të Shqipërisë; nëpunës civilë dhe punonjës të administratës vendore dhe njësive të ndryshme që kryejnë shërbimet vendore; përfaqësues të organizatave civile e komunitare; përfaqësues të organizatave të sipërmarrësve të mëdhenj, të mesëm e të vegjël, në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe nga të gjitha rajonet e vendit si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
 
Platforma për reformën e vetëqeverisjes vendore përbëhet nga këto parime:
 
Decentralizimi dhe zgjerimi e konsolidimi i autonomisë vendore duhet të jetë drejtimi themelor dhe udhëheqës i reformës. 
Reforma duhet të bazohet dhe udhëhiqet nga parimet e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe përfaqësuese, të shërbimit sa më pranë qytetarit, të partneritetit dhe bashkëpunimit, të shpërndarjes së drejtë të burimeve dhe mbështetjes së njësive vendore me mundësi më të pakta, të transparencës dhe llogaridhënies sa më pranë qytetarëve dhe komunitetit. 
Riorganizimi territorial i njësive të qeverisjes vendore në çdo nivel duhet të pasqyrojë identitetin e komunitetit të banorëve të krijuar përgjatë historisë dhe ta harmonizojë atë me funksionalitetin e njësive të reja qeverisëse.

Procesi i hartimit të reformës decentralizuese, administrative e territoriale dhe miratimi i saj të kryhet vetëm përmes konsensusit të plotë politik në Kuvendin e Shqipërisë. 
Çdo komunitet vendor të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin pro apo kundër ndryshimit të kufijve vendorë, siç sanksionohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 


letra basha fatbardh plaku reforma territoriale

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç