Basha i gëzuar për lajmin e mirë të shërimit të doktor Krajës! Kritika qeverisë: Të bëhen më shumë testime

Basha i gëzuar për lajmin e mirë të shërimit të doktor Krajës! Kritika qeverisë: Të bëhen më shumë testime

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gëzuar për lajmin e shërimit të doktorit në pension Dhimitër Kraja. Basha tha se lutjet dhe mendimet e të gjithëve shkojnë për stafin mjekësor që përballet cdo ditë me rrezikun e COVID-19.

Kryetari i PD gjithashtu nuk la pa përmendur kritika për qeverinë, duke theksuar se duhet të zbatohen kërkesat e OBSH në lidhje me rritjen e numrit të testimeve për të rritur identifikimin e të prekurve me COVID-19.

"Është një lajm i gëzuar për mua personalisht dhe për çdo bashkëqytetar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19. Për të gjithë ata mjekë, laborantë, infermierë, sanitarë e shoferë ambulancash që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve. Në këto ditë të vështira ata meritojnë angazhimin serioz të qeverisë për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse për ekipet mjekësore.

Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë qeveria duhet të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH: rritjen e numrit të testimeve.

Çdo shmangie nga kërkesat e përsëritura nga OBSH është papërgjegjshmëri e rëndë që jo vetëm fsheh të vërtetën por kushton shtrenjtë: Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më gjatë shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike.

Duhet vepruar sot, çdo ditë e humbur na kushton jetë dhe shëndet!", shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

LAJM I MIRË: Profesor Dhimitër Kraja lë spitalin, fiton betejën me COVID-19 mjeku që iu bashkua në front të parë kolegëve


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike