Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mesazhin e tij në nder të dëshmorëve, shkruan se kjo ditë duhet të shërbejë si një moment reflektimi!

"Sot nderojmë me mirënjohje të thellë kombëtare dëshmorët tanë që dhanë jetën duke luftuar për liri kombëtare dhe dinjitet njerëzor, për çlirim nga zgjedha e pushtuesve, dhe për demokraci e drejtësi.

Kjo ditë më shumë se kurrë na fton të reflektojmë mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë, se sa të shenjta e të kushtueshme janë ato, se pa liri dhe dinjitet asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe gjithçka është e rrezikuar.

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit! Zoti e bekoftë Shqipërinë", shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

5 maji historik nën 'frikën' e COVID19/ Meta, Ruçi dhe Rama kurore me lule për dëshmorët bashkë, por me distancim social... Basha i veçuar