Kryetari i PD-se, Lulzim Basha, ka takuar sot ne Bruksel kryetarin e ri të grupit parlamentar më të madh të Parlamentit Europian të PPE, Weber, te cilin e informoi mbi gjendjen në Shqipëri.
Burime nga Zyra e Shtypit e PD-se bene te ditur se Basha eshte shprehur se "shqetësimet që ndava me të janë të njohura për PPE, për Parlamentin Europian, madje edhe për europarlamentarët e majtë. Janë shqetësime që kanë të bëjnë me regresin që Shqipëria po bën në fushën e demokracisë, shtetit ligjor, të drejtave të njeriut. Është një kurs krejtësisht i kundërt me atë që priste BE pas marrjes së statusit kandidat, është një kurs i rrezikshëm për Shqipërinë dhe unë e informova për vendosmërinë e PD, të opozitës shqiptare, që së bashku me qytetarët shqiptarë të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë revansh antidemokratik që cënon jo vetëm arritjet e deritanishme të Shqipërisë, por edhe ato që dëshiron çdo shqiptar, rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit europian".
Basha theksoi se "çifti Rama-Meta, pas marrjes së statusit duket se ka braktisur totalisht axhendën europiane dhe i jane përkushtuar një axhende oligarkike, e cila jo vetëm nuk shfrytëzon mundësitë e Shqipërisë për të ecur përpara, por po zhbën edhe arritjet që çuan tek marrja e statusit. Ata kane provokuar një krizë parlamentare përmes shkeljes së Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që i japin opozitës parlamentare të drejtën e komisioneve hetimore parlamentare, për transparencë dhe llogaridhënie të ekzekutivit para qytetarëve shqiptarë".
ATSH
/Shqiptarja.com