Basha zbret në bazë pa plan për bashkimin e PD-së, mesazh nga Dibra për '5 janarin': Demokratët s'do hidhen kundër njëri-tjetrit! Lufta e Berishës telenovelë turke pa fund e pa fillim

DIBËR- Lulzim Basha ka zbritur në bazë dhe takimin e parë e ka zgjedhur nga Dibra, mirëpo në një kohë kur PD-ja që ai drejton është më e përçarë se kurrë, përpara strukturave të partisë, ai nuk solli asnjë zgjidhje! Asnjë plan se si do të bashkojë partinë, se si do të përfundojë “televonela tuke”, siç ai vetë e cilësoi në “luftën” e brendshme për karrige, çfarë do të ndodhë me Sali Berishën, që po e akuzon më shumë se kurrë se ka vendosur interesat personale përpara interesave të partisë. “Do të zgjedhim të ardhmen”, tha Lulzim Basha, por pa u përgjigjur shumë pyetjeve që kanë mbetur pa një përgjigje se si do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike, në një kohë kur ka një datë, 5 janari, që Berisha ka paralajmëruar se do e nxjerrë nga zyra në selinë blu.  E i gjendur përballë këtij ultimatumi të vendosur nga Berisha, ai ka pasur një mesazh.

" Të zgjedhim të ardhmen do të thotë të shkëputemi nga tranzicioni, të lëmë pas hijet e të shkuarës, të bashkohemi në betejën me armikun e përditshëm të mirëqenies së shqiptarëve, korrupsionin dhe shkaktarin e këtij korrupsioni Edi Ramën dhe qeverisjen e tij. (...)Ata që duan ta përdorin Partine Demokratike si  mburojë të interesave të tyre, të paprekshmërisë së tyre ju them ndal, nuk do t’iu lejojmë. Demokratët nuk do të hidhen kundër njëri tjetrit , demokratët do të jenë në krah të njëri tjetrit dhe në krah të njëri tjetrit e në krah me shumicën dërrmuese të shqiptarëve do të jemi përballë, deri në fitore, deri në mundjen e regjimit",  tha Berisha. 

Si një armë të fortë që ka përballë Sali Berishës, Basha përdor mbështetjen e ndërkombëtareve, të cilët e kanë bërë të qartë që nuk do të bashkëpunonin kurrë me një parti që në krye të saj është një person i shpallur ‘Non Grata’.

“Në fakt keni dëgjuar nga zyrtarët e lartë amerikanë të kundërtën, keni dëgjuar qartë se ata nuk bashkëpunojnë dhe nuk do të bashkëpunojnë me asnjë parti politike e cila drejtohet nga një non grata apo nga një I mbështetur nga ‘Non Grata.

Basha është i qartë se PD-ja nuk është e përçarë, por kjo thotë se është vetëm një retorike përçarëse jo vetëm e Edi Ramës, por edhe e Sali Berishës. Mes sallave plot që Berisha i trumbeton me të madhe që i ka mbushur, karvanit të makinave që i vijnë nga pas me demokratë, Basha tha se ai refuzon të përdorë demokratët për interesa të tij.

“Nuk vij këtu që t’ju them që ja ku i kam demokratët e Dibrës në shërbimin tim por vij t’ju them se jam në shërbim të demokratëve të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Basha.

Në fund, pas akuzave për atë që tashmë i është kthyer në kundërshtarin kryesor, pasi synon që t’i marrë partinë, Basha nuk kurseu as Edi Ramën, për të cilin tha se misioni kryesor është rrëzimi i qeverisë së tij, madje si fundvit i bëri edhe një bilanc që qeverisjes së tij.

“Sepse ky vend nuk ka qeveri. Sepse ky vend nuk qeveriset. Ky vend nuk ka qeveri sepse në krye ka një bandë e cila paktin nuk e ka me qytetarët. Ka një njeri të ulur në karrigen e kryeministrit që nuk ka hallin e njerëzve. Nuk qeveriset sepse anembanë vendit, nuk ka shtet.  Në fakt, ky regjim është në koma. Dhe kjo për një arsye të thjesht, Edi Rama nuk ka më çfarë të ofrojë. Pra, pa bilanc doli në fushatë, pa plan, pa për Shqipërinë. Është një kryeministër i mbaruar, është një qeveri në koma”, tha Basha.

Ky takim i Bashës vjen në një kohë kur në mesditë Sali Berisha ishte në Vlorë në takim me demokratët e që e sulmoi edhe në 31-vjetorin e themelimit të partisë në këtë qark, duke thënë se “kryedemokrati do të hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Basha: Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë

 

Lulzim Basha ka sulmuar Edi Ramën duke thënë se nuk ka bërë asnjë për vendin, gjë që sipas tij ai është ndryshe.

“Miqtë e mi, ju e keni parë prej ditës së parë kam vendosur që mos të bëjë simetrinë e t’i përgjigjesha çdo gënjeshtra ashtu siç meritonte t’i përgjigjej. Por sot dy fjalë do t’i them: Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, me demokratët, për demokratët dhe për shqiptarët, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë”, tha Basha.

Ora 16:26
Basha i përgjigjet Berishës: Unë nuk vij dhe kapërdisem para jush e të them i kam demokratët në shërbim

 

Sali Berisha e ka thënë shpesh herë hapur se ai ka mbështetjen e bazës së partinë e këtë e tregon me sallat që i ka mbushur plot, por Lulzim Basha nuk i ka kursyer një përgjigje.

"Por ka një ndryshim meqë po flasim për të ardhmen, ka një ndryshim që dua ta them me dy fjalë. Unë nuk vij këtu të kapërdisem para jush apo para demokratëve apo para shqiptarëve me atë që ju përfaqësoni. Nuk vij këtu që t’ju them që ja ku i kam demokratët e Dibrës në shërbimin tim por vij t’ju them se jam në shërbim të demokratëve të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Basha.

Ora 15:30
Berisha u shpall 'Non Grata', Basha: 9 shtatori është dita kur ndava të shkuarën nga e ardhmja

 

9 shtator Lulzim Basha zgjodhi që të përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, pasi SHBA u shpall 'Non Grata', e kjo ditë sipas tij është data kur ai zgjodhi që të ishte krah aleatëve më të mëdhenj. 

"Ajo që i ndan këto dy deklarata nga i njëjti person është 9 shtatori. 9 shtatori është dita kur unë kam vendosur pas muajsh të tërë përpjekjesh, ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të Partisë Demokratike. Kam vendosur pra të mbroj Partinë Demokratike, investimin e demokratëve, të gjithë ju që jeni në këtë sallë , atyre që janë jashtë kësaj salle, dhe të qindra të tjerëve që nuk janë mes nesh sepse janë në emigracion, apo dhe të atyre që nuk jetojnë më por te cilave iu kemi borxh ta mbajmë Partinë Demokratike të fortë, ta mbajmë të madhe, ta mbajmë të bashkuar deh ta bëjmë një orë e më parë drejtuese të fateve të vendit", tha Basha. 

Ora 15:20
Basha nga Dibra: Lufta e Berishës telenovelë turke pa fund e pa fillim, do të zeroj 31 vite sakrificë të partisë dhe të rrezikojë të ardhmen

 

Lulzim Basha ka akuzuar sërish Sali Berishën se për interesa personale po vë në rrezik të ardhmen e PD-së.

“Për fat të keq, me vendosjen e interesave personale, mbi interesat e demokratëve dhe mbi interesat e shqiptarëve, ajo që ka ndodhur këto tre muaj dhe ai që e ka shkaktuar po i shërbejnë pikërisht kësaj. E ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa në një kohë që duhet të shpalosim një betejë frontale kundër tij dhe qeverisë së tij, demokratët të merren me njëri-tjetrin. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën sesa në vend që të ushtojë Shqipëria nga protestat për skandalin e inceneratorëve, lartë e poshtë dëgjohen zëra të atyre që vetëm kanë përfituar në kurriz të demokratëve, vetëm kanë përfituar mbi sakrificat e demokratëve dhe pushtetin e marrë mbi sakrificat e tyre dhe që sot janë gati të bëjnë gjithçka për karrige. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa nga mëngjesi deri në darkë si një telenovelë turke pa fund e pa fillim, në vend që të flitet për problemet e shqiptarëve, në vend që t’i mobilizojmë dibranët dhe gjithë shqiptarët në betejë, të dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen, e riqarkullohen.PD u vendos përpara dy mundësive: Të mbetemi peng i një lufte të brendshme të nisu nga një njeri për interesat e tij personale. Një lufte që do të sakrifikohej interesat e të gjithë demokratëve, që do të zëroj 31 vite sakrificë që nga dita e parë e themelimit, të themeluesve, qëndrestarëve, që do të vërë në rrezik të ardhmen e forcës tonë politike, të familjes tonë politike. Që do të zhbëjë projektet, vizionin, ëndrrën tonë për rininë demokratë dhe rininë shqiptare, apo të zgjedhim të ardhmen?

E pra, ne jemi mbledhur sot vetëm pak ditë pasi Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh në tiranë dhe foli qartë përmes delegatëve të Dibrës dhe mbarë Shqipërisë dhe vendosi atë që do të vendoste çdokush, çdo prind për fëmijën e vet, çdo familje për veten e saj dhe familja jonë politike vendosi në këtë Kuvend të Zgjedh Ardhmen. Të zgjedhim të ardhmen do të thotë të shkëputemi nga tranzicioni, të lëmë pas hijet e të shkuarës, të bashkohemi në betejën me armikun e përditshëm të mirëqenies së shqiptarëve, korrupsionin dhe shkaktarin e këtij korrupsioni Edi Ramën dhe qeverisjen e tij”, tha Basha.

Ora 15:11
Skandali i pagave/ Basha nga Dibra: Zbuloi se ku është katandisur Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës

 

Nga Dibra, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur të flasë te skandali i publikimit të pagave, ku tha se ky është një tregues se ku është katandisur Shqipëria.

“Të gjitha këto halle, probleme, dhimbje të përditshme të shqiptarëve, janë bërë edhe më të rënda nga pandemia, e cila na ka marrë nga gjiri familjeve tona dhjetëra, mijëra prindër dhe të afërm. Shumë më shumë sesa vendet fqinje. Ka goditur dhe ka futur në borxh qindra, mijëra familje shqiptare. Sepse ky vend nuk ka qeveri. Sepse ky vend nuk qeveriset. Ky vend nuk ka qeveri sepse në krye ka një bandë e cila paktin nuk e ka me qytetarët. Ka një njeri të ulur në karrigen e kryeministrit që nuk ka hallin e njerëzve. Nuk qeveriset sepse anembanë vendit, nuk ka shtet. Nuk është një shtet i korruptuar dhe i kapur, por është një shtet i kapur nga të korruptuarit. Një shtet që siç e pamë javët e fundit është rrënuar deri në tullën e fundit. Zbulimi i të dhënave personale të qytetarëve, na tregoi në disa rrafshe se ku është katandisur Shqipëria nën sundimin e paligjshëm të Edi Ramës dhe një grushti pushtetarësh e oligarkësh, e kriminelësh me të cilën mban paligjshmërisht pushtetin e shqiptarëve”, tha Basha.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 30/12/2021 04:17

    O zot,sa idiot eshte Luli.

    Përgjigju
  • Kistra: 29/12/2021 21:23

    Lulka ne cdo gje qe thote e ben eshte VK!

    Përgjigju
  • Kola: 29/12/2021 19:49

    Ne daten 6 merrni hunj,,shufra,e shkopinj per te perzene bashe-braven kete hajdut,e zorzop nga partia jone,,,,edhe saliu ka faj se ai e vuri ne krye te partise...///

    Përgjigju
  • tom234: 29/12/2021 17:57

    Sali Berisha e ka mbaruar "misionin " e tij. Ne gjithe ato vite qe ka qene ne pushtet i ka sjelle vetem mjerim shqiptareve.E filloj me firmat piramidale dhe i la shqiptaret pa leke.E vazhdoj me vrasjen e kundershtareve,me rrahjet,me kercenimet,me vjedhjet e kamufluara bukur permes femijeve te tij.E vazhdoj me pas me Gerdecin,me Ilir floririn dhe ndarjen e pareve midis tyre.Sot,ai eshte aq i pasur sa nuk mund te imagjinohet.Si i beri ato pare?Po Fazlicin e harruat?Tokat ne Durres qe iu shiten nga berisha per 2 leke dhe per ca muaj u rishiten me cmime stratosferike.Sa te keqija u ka sjell ai shqiptareve,nuk e ka bere asnje shqiptar ne gjithe historine e Shqiperise.Eshte nje njeri non grata nga USA dhe shume shpejt do i nenshtrohet gjykatave,qe sjane me te tiat,apo Ilirit.Njeriu me i keq ne historine shqiptare per qindra vjet.

    Përgjigju
  • TUM ZENUN KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 29/12/2021 17:15

    9 lyl shal ngjitm8 ça ke bo ti ? Që ke vjedh rugën e kombit, që fjete 4 vjet në bashkin e Tiranës. Që vrave me 21 Janar kto quan haritje ti o vemje. Po ti ke ardh me katapult në krye të pd e tani po me katapult do hiqesh nga drejtimi i pd o lyl Dyli.

    Përgjigju
  • Lor: 29/12/2021 16:29

    Me puntoret e gjelbrimit te bashkis nuk e mban dot PD o legen

    Përgjigju
  • Loni: 29/12/2021 11:31

    Po si ta liroje zyre?! E di ai se sa ka fituar keto 8 vjet nga ajo zyre. Ai nuk di te beje pune tjeter, pervec vules dhe karriges se PD.

    Përgjigju
  • Loni: 29/12/2021 10:39

    Genjeshter e madhe. Askush nga strukturat nuk e ka ftuar Bashen sot per ne Diber. Perpiqet kot dhe eshte i pa shprese. Hiqi gjerat qe te kane ngele ne zyre se data 5 janar eshte fundi politik.

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/12/2021 10:24

    Liro zyren o koqe.

    Përgjigju
    • Heri: 29/12/2021 16:47

      Luli ti ja ke fut gjumit.kurse sala ja fut po......

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës