Berisha në Vlorë për 31-vjetorin e themelimit të PD: Ky vit do jetë me zhvillime të rëndësishme! Basha do hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm

Berisha në Vlorë për 31-vjetorin e themelimit të PD: Ky vit do jetë me zhvillime të rëndësishme! Basha do hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha në Vlorë

VLORË- 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha e përdori për të sulmuar edhe një herë kryedemokratin Lulzim Basha. Në ceremoninë, e cila u shndërrua në një ‘Foltore’, Berisha e etiketoi Lulzim Bashën si politikani që do të hyjë në histori si më i papërgjegjshmi. Ai iu është rikthyer edhe njëherë akuzave që ka artikuluar prej kohësh, se Basha ka punuar vetëm për karrigen e tij dhe jo për të mirën e demokratëve.

“U gjetën të tradhtuar nga një njeri që do të hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm. Megjithë këtë sot ne kemi rastin të ndjehemi krenar sepse nëqoftëse hedhim një sy në hartën politike të Evropës ish komuniste forcat politike si e jona janë arkivuar në histori. Mirëpo, ne mbijetuam. Me gjithë këtë ecuri ne 25 prill ishin sëbashku 620 mijë shqiptarë. Ishim sëbashku 620 mijë shqiptarë, një forcë politike madhore. Nga këta 620 mijë vetëm 19% prej tyre i besonin kryetarit të PD.

Në vend që në 26 prill të mbushte sheshet për të mos pranuar sistemin e patronazhistëve, këto njeriu që shpalli masakrën elektorale do shndërrohej në tradhtarin absolut të demokratëve shqiptarë. U mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen. Përsëri në dallim nga parashikimet se ne mund të shuheshim, shkriheshim, jemi në këmbë dhe ne arritëm me idealet tonë të shënojmë një vit të errët dhe ta mbyllim në një vit shprese për shqiptarët. Në kohë rekord ngritëm PD si opozitë të vërtetë. Dhe kjo jo se e them unë, por kjo faktohet nga të gjitha studimet të cilat treguan nga një rënie katastrofave në shtator, sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021. Sot PD është bërë shembull për shqiptarët”, tha Berisha.

Ai paralajmëroi edhe zhvillime të rëndësishme në fillimin e viti 2022, në një kohë kur jo më larg se 5 janari është afati i fundit që i ka lënë Bashës që të lirojë zyrën.

“Gëzuar festat e fundvitit, dua të përgëzoj e të uroj të gjithë qytetarët e Vlorës, kudo që janë në Vlorë e jashtë vendit. Ky vend do të jetë më i mbarë. Më zhvillime në lartësinë e idealeve shqiptare, rroftë Vlora”, tha Berisha.

31-vjetori i themelimit të PD në Vlorë e gjeti Berishën në takimin me bazën e partisë ku u shoqërua nga kreu i partisë në këtë qark, Bujar Leskaj si edhe Genc Deromemaj, e ndërsa sot Lulzim Basha është zhvendosur në Dibër në një takim me strukturat.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fieraku: 30/12/2021 07:32

    PO VLOREN TI DOJE TA VRISJE O SALI KRIMINELI NE 1997 ME DY AVIONE QE IKEN NE ITALI..BURRE I POSHTER...SI E DURON VLORA KETE KRIMINEL,,,,KETIJ I DUHEJ VENE KUFIRI TEK URA E MIFOLIT...

    Përgjigju
  • Iris: 30/12/2021 03:21

    Po ti Berishe si do te hysh ne histori,e ke menduar?

    Përgjigju
  • tom234: 29/12/2021 17:59

    LLumi ,llum mbledh.Po shume shpejt do te perfundoje ne burg ky hajdut dhe vrases i shqiptareve.Maskara burre!

    Përgjigju
  • Tipi: 29/12/2021 15:19

    Po me Barie Isufin. Ore ç'eshte ky turp o Sali me keta hajdutet do be sh para. Ore keta lundrojne ne leke.? Ata njihen te gjith,po Dashi Avas. Pupu

    Përgjigju
  • Populli: 29/12/2021 15:02

    Ne momentin qe doli non grata cdo levizje e ketij = nul..

    Përgjigju
  • Demokrat Vlore: 29/12/2021 13:28

    Me ke do ta besh ndryshimin o Berisha, me ata te dy qe ke pas krahëve?! I pari Bujar Leskaj (ushtar i bindur i Shpetim Ukës) , hajdut dogange e ordiner, nga nje njeri pa brek ne byth na doli miliarder me hotele e pasuri përrallore qe duhen 20 breza per ti pasur. Apo Deromemën i biri baba hajdutit qe privatizoi pasurinë publike ate qe ti e ndave si P.. robve te tu per kete kaste halabakesh... Cfar kujtoni ju Berisha se Demokratët e idealeve nuk i njohin keta plehra? Je gabim nuk vihet ne pushtet me llumin, ka ikur koha e budallenjve..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës